VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 8 gola! Spanja kualifikohet mes drithërimash, Kroacia dorëzohet në shtesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2021 | 22:50

VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 8 gola! Spanja kualifikohet mes drithërimash, Kroacia dorëzohet në shtesa

Ndeshje e çmendur me 8 gola dhe 120 minuta të luajtura në Kopenhagen. Në fund ishte Spanja që arriti të triumfonte me rezultatin, 3-5 ndaj Kroacisë, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të EURO 2020. 

s

Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim 3-3, teksa në shtesa, iberikët arritën të realizonin 2 herë, duke dalë fitimtarë.

Ballkanasit zhbllokuan sfidën pa goditur asnjë herë në portë pasi në minutën e 20-të Unai Simon bëri një gafë të rëndë në topin e kthyer prapa nga Pedri duke u dhënë mundësi kroatëve të festonin. Por avantazhi i Kroacisë nuk zgjati shumë sepse pas disa përpjekjesh Spanja gjeti golin e barazimit në minutën e 38-të me Sarabian që shfrytëzoi topin e kthyer nga Livakovic pas goditjes së Gaya.

espa

Në barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë nisi me një Spanjë më kërkuese dhe që kishte frenat e lojës në dorë. Në minutën e 57-të Aspilikueta i shërbyer nga Ferran Torres kaloi në epërsi skuadrën e Enrikes.

Kroacia nuk gjeti dot forcën për të reaguar dhe në minutën e 77-të pësoi edhe të tretin nga “La Roja”. Asist i Pau Torres për Ferran Torres që pasi dogji në kohë një mbrojtës kroat e dërgoi topin poshtë këmbëve të Livakovic.

Me shifrat 1-3 në favor Spanja nisi të mendonte për sfidën çerekfinale por gaboi rëndë pasi kroatët treguan të gjithë gritën e tyre ballkanase në 10 minutat e fundit duke realizuar dy herë për ta çuar ndeshjen në shtesë.

autogoli i sp

Në minutën e 85-të Orsic përfitoi edhe nga këmbëngulja e kapitenit Luka Modric duke kaluar përtej vijës fatale një top të mbetur në zonën spanjolle.

Ky gol i dha besim skuadrës së Zlatko Dalic që në minutën e 92-të shokoi iberikët me golin e 3-3 që u realizua me kokë nga mesfushori i Atalantës Pasalic që kishte vetëm 13 minuta që kishte hyrë në fushë.

orisc

Nga ky episod Kroacia mori shumë zemër dhe në minutat e para të dy shtesave nga 15 minuta, iu afrua përmbysjes së madhe por Unai Simon dhe fati ndalën hovin e nënkampionëve të botës të cilët më pas u ndëshkuan nga Morata dhe Oyarzabal në harkun e 3 minutave nga e 100-ta në të 103-ën me Spanjën që realizoi dy gola të shpejtë për t’i çuar shifrat në 3-5.  Në 15 minutat e fundit të shtesës Spanja këtë herë u mbrojt mirë dhe në fund festoi një kualifikim të merituar.

FT: KROACI-SPANJË 3-5

Pedri 20′ (autogol), Orsiç 85′, Pasaliç 90+2′ / Sarabia 38′ , Aspilikueta 57′ , F.Torres 76, Morata 100′ , Ojarzabal 104′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! Spanja kualifikohet në fazën çerekfinale! 

120′ Akordohet 1 minutë shtesë.

120′ Shtylla i mohon golin e gjashtë Spanjës, pas tentativës së Dani Olmos.

115′ Tjetër mundësi shënimi për spanjollët me anë të Moratës, gjuajtja e sulmuesit devijohet në këndore.

113′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Modriç, vendin e tij e merr Ivanuseç.

106′ Kroacia provon të shënojë golin e katërt me Budimir, po gjuajtja e tij brenda zonës, shkoi ngjitur me shtyllën.

105′ Mbyllet 15 minutat e para të shtesës.

104′ GOOOOL SPANJA 3-5/ Dorëzohen kroatët. Ojarzabal shënon edhe golin e pestë për iberikët. Pas asistit fantastik të Olmos, futbollisti i Sosiedadit nuk fali brenda zonës. 

101′ Zëvendësim te Spanja, largohet Buskets, vendin e tij e merr Rodri.

100′ GOOOOL SPANJA 3-4/ Më në fund realizon edhe Alvaro Morata. Sulmuesi i Juventusit “shpluros” spaletat, duke shënuar një gol mjaft të bukur me të majtën brenda zonës. 

96′ Sa pranë golit të katërt Kroacia, Kramariç shpërdoron një shans të artë. Gjuajtja e tij nga shumë pranë vijës fatale u ndal nga portieri.

92′ Pranë golit të katërt Kroacia, me Orsiç, tentativa e tij shkon mbi portën e Simon.

91′ Startojnë 15 minutat e para të shtesës!

Koha e rregullt mbyllet në barazim, skuadrat do t’i drejtohen minutave shtesë, 2 pjesë nga 15 minuta. 

90+2′ GOOOOOL KROACIA 3-3/ Ndeshje dramatike, Pasaliç vendos baraspeshën! Pas një harkimi nga e majta, mesfushori i Atalantës goditi saktë me kokë duke tronditur iberikët. 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Spanja, largohet nga fusha Ferran Torres në lojë Ojarzabal.

85′ GOOOOOL KROACIA 2-3/ Rihapet sërish sfida! Shënon Orisiç. Pas një rrëmuje në zonë, gjyqtari turk sinjalizon se topi e ka kaluar vijën fatale. Ballkanasit tentojnë mrekullinë. 

79′ Dy zëvendësime te Kroacia, largohen Vlasiç dhe Kovaçiç, në fushë Budimir dhe Pasaliç.

76′ GOOOOOL SPANJA 1-3/ Fantastik Ferran Torres! Pas dy asiste, kësaj here gjen vet rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Sitit përfiton nga një përgjumje në mbrojtje dhe nuk fal. 

74′ Zëvendësim te Kroacia, largohet nga fusha Juranoviç në vendin e tij Brekalo.

73′ Brozoviç ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

71′ Spanja kryen dy zëvendësime, largohen Sarabia dhe Garsia, në lojë Olmo dhe Pau Torres.

67′ Pranë golit të barazimit Kroacia me anë të mbrojtësit Gvardiol, por portieri Simon ndal mjaft bukur topin, duke shpëtuar një gol të sigurt.

67′ Zëvendësim te Kroacia, largohet Rebiç, vendin e tij e merr Orshiç.

66′ Kroacia provon me Rebiç, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkon drejt e në duart e portierit.

57′ GOOOOOL SPANJA 1-2/ Iberikët përmbysin rezultatin. Aspilikueta bën bomberin brenda zonës, duke shënuar me kokë brenda zonës! Pas asistit të Ferran Torres, mbrojtësi i Çelsit, nuk fat duke përshëndetur rrjetën. 

46′ Starton pjesa e dytë, Daliç kryen menjëherë zëvendësim, largohet Petkoviç në lojë Kramariç.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Minuta spektakolare, me të dyja skuadrat që kanë prodhuar një rritëm të kënaqshëm loje. Disi më kërkues iberikët e Luis Enrikes.

38′ GOOOOOL SPANJA 1-1/ Vendoset baraspesha në Kopenhagen. Sarabia gjen rrugën e rrjetës. Sulmuesi iberik nuk fal brenda zonës me të majtën, duke mposhtur portierin kroat. 

36′ Spanja provon të reagojë, Morata devijon goditjen e Aspilikuetës nga distanca, por jashtë kuadratit.

26′ Sërish rrezikshëm ballkanasit, me Kovaçiç, tentativa e tij brenda zonës, shkoi mbi traun e Unai Simon.

24′ Kroacia merr zemër pas kalimit në avantazh dhe provon të dyfishojë me Vlasiç, por gjuajtja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.

20′ GOOOOOL KROACIA 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh në Kopenhagen! Shënohet një autogol i çuditshëm nga iberikët, ku fajtor absolut është portieri Unai Simon! Pas topit të kthyer mbrapa nga Pedri, gardiani i Spanjës del blof, duke lejuar topin të përfundojë në rrjetë. Ky moment ka habur edhe vetë kroatët. 

19′ Vida prek topin me dorë brenda zonës, pas topit të gjuapor për gjyqtarin Çakir gjithçka e rregullt.

16′ Rast i artë për Spanjën, e pabesueshme çfarë shpërdoron Koke, pas asistit fantastik të Pedrit, nuk iu besojnë syve iberikët.

12′ Sërish rrezikshëm Spanja, me Moratën që provon me të majtën, por gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme.

3′ Minuta mjaft të mira për iberikët, që janë hedhur menjëherë në sulm në kërkim të golit! Kombëtarja e Luis Enrikes ushtron presion të vazhdueshëm në zonët e ballkanasve.

1′ Ka nisur sfida në Kopenhagen.

FORMACIONET ZYRTARE: 

kroaci spanje

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"