VIDEO/ Ndeshja e parë në shtëpi pas vdekjes së ish-presidentit, lot në stadiumin e Leisterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 17:04

VIDEO/ Ndeshja e parë në shtëpi pas vdekjes së ish-presidentit, lot në stadiumin e Leisterit

Skuadra e Leisterit është duke luajtur një ndeshje përballë skuadrës së Bërnlin në kuadër të javës së 12-të në Premier Ligën angleze. Kjo është ndeshja e parë në shtëpi për “dhelprat”, që pas vdekjes së ish-presidentit të tyre Tai Viçai Srivaddhanapraba në aksidentin me helikopterin e tij.

DrptAgXX4AE5Hc5

Para kësaj ndeshje u mbajtën dy minuta heshtje në nder të viktimës dhe për të përkujtuar atë. Ndërsa në disa video që janë shpërndarë në “Twitter” tregohen dhe pamjet në ekranin gjigand të stadiumit si dhe fansat të cilët duken të përlotur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"