VIDEO/ Napoli ngec me Frozinonen, të kaltrit lënë dy pikë për zonën evropiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 14:35

VIDEO/ Napoli ngec me Frozinonen, të kaltrit lënë dy pikë për zonën evropiane

Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në stadiumin “Maradona” kundër Frozinones, duke lënë dy pikë shumë të vlefshme për të arritur në zonën evropiane. Kampionët në fuqi të Italisë kaluan dy herë në avantazh, por të dy herët u barazuan nga miqtë, të cilët shpërdoruan edhe një penallti.

frosinone

 

Sfida nisi mirë për vendasit, me Napolin që kaloi në avantazh shpejt pas 16-të minutash lojë, me anë të Politano-s, me këtë të fundit që dërgoi në rrjetë pasimin e Di Lorenco-s. Në minutën e 28-të, Rrahmani gaboi në ndërhyrje, me mbrojtësin që shkaktoi penallti për Frozinone-n, me 30-vjeçarin që u ndëshkua me karton të verdhë. Gjithsesi, Soule gaboi nga pika e bardhë duke shpërdoruar kështu një mundësi të artë. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Fraksioni i dytë nisi sërish me pasiguri dhe gabime në prapavijën e Napoli-t, këtë herë me portierin Meret që gaboi dhe i dhuroi golin e barazimit kundërshtarit, me Keddiran që shfrytëzoi gjithçka dhe realizoi në minutën e 50-të. Moment që vendosi në lëvizje skuadrën e Kalconas, me Napolin që u rikthye në avantazh në minutën e 63-të me anë të sulmuesit Viktor Osimhen.

Dhjetë minuta më pas, Kedira bëri sërish heroin për miqtë, me sulmuesin që barazoi përsëri. Minutat pasuese dhuruan momente për të dyja skuadrat, teksa Frozinone i shkoi pranë golit të dytë me Sek në minutën e 83-të dhe në kohën shtesë, Napoli provoi gjithçka për golin e fitores, por nuk ia doli. Vendasit e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Rui mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 98-të.

NAPOLI-FROSINONE 2-2

Politano 17′, Osimhen 63’/ Kedira 50′, 73′

VIDEO GOLI I DYTE I KEDIRAS

VIDEO GOLI I OSIMHEN

VIDEO GOLI I KEDIRAS

VIDEO PENALLTIA E HUMBUR

VIDEO GOLI I POLITANOS

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"