VIDEO/ Napoli i pandalshëm, skuadra e Spaletit mposht Kaljarin dhe zbret Milanin nga kreu i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 22:45

VIDEO/ Napoli i pandalshëm, skuadra e Spaletit mposht Kaljarin dhe zbret Milanin nga kreu i Serisë A

Napoli vazhdon ecurinë e fitoreve në Serinë A duke arritur të 6 në po kaq ndeshje.

napoli

Skuadra e Spaletit mposhti 2-0 në shtëpi Kaljarin për tu ngjitur sërish në kreun e klasifikimit. Napoli shënoi nga një gol për pjesë me sulmuesin Osimhen dhe me kapitenin Insinje.

Spaleti po bën një punë mjaft të mirë me Napolin duke e renditur në skuadrat pretendente për titull.

Ndërkohë Osimhen ngjitet përkrah emrave të Imobiles e Xhekos në klasifikimin e sulmuesve, duke arritur shifrën e 4 realizimeve këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"