VIDEO/ Myler nuk guxon me të tallet me PSG-në: Këtë herë nuk them mirupafshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 14:23

VIDEO/ Myler nuk guxon me të tallet me PSG-në: Këtë herë nuk them mirupafshim

Në shorteun e hedhur në Nion të Zvicrës, u përcaktua përballja mes PSG-së dhe Bajern Mynihut. Menjëherë ka reaguar edhe sulmuesi bavarez, Tomas Myler.

Collage Maker-07-Nov-2022-01.25-PM

Ai ka publikuar në Instagram një video teksa thotë se kësaj here nuk do të thotë më “mirupafshim PSG”.

“Dy ekipe të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Kësaj here nuk do të them mirupafshim, thjesht do të shihemi djema”, është shprehur Myler.

 

 

Duket se Myler ka reflektuar pas asaj video të nxituar të publikuar në vitin 2021 që u bë meme në rrjetet sociale.

Në momentin e shorteut ai pati deklaruar se ekipi francez duhet të thotë “Mirupafshim”, por pas eliminimit të vjetshëm nga Liga e Kampioneve tashmë ai është penduar.

Çdo gjë mund të ndodhë në këtë kompeticion dhe surprizat më të mëdha mund të vijnë në momentin më pak të pritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"