VIDEO/ Mund të kishte pasoja fatale, piloti i Formula 2 shpëton për mrekulli pas një aksidenti të frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 13:10

VIDEO/ Mund të kishte pasoja fatale, piloti i Formula 2 shpëton për mrekulli pas një aksidenti të frikshëm

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në garën e “Silverstone” e vlefshme për Formula 2, ku një makinë kërceu mbi ndenjësen e pilotit te një makinë tjetër.

formula 2

Makina e Denis Hauger kërceu dhe u përplas me Roi Nisanin, me këtë të fundit që shpëtoi për mrekulli edhe pse pësoi një goditje të rëndë në kokë.

Siç bëjnë me dije mediat, piloti izraelit nuk ka asnjë shqetësim dhe është një gjendje shumë të mirë, ndërsa fansat falënderojnë sistemin “halo” e cila ndikoi në shmangien e pasojave fatale.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"