VIDEO/ Mesfushori i Shqipërisë nuk përmbahet, dopietë ekipit të Dermakut dhe i dërgon mesazh Rejas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 23:51

VIDEO/ Mesfushori i Shqipërisë nuk përmbahet, dopietë ekipit të Dermakut dhe i dërgon mesazh Rejas

Futbollisti i Shqipërisë Emanuele Ndoj po realizon një paraqitje fantastike sot në sfidën e javës së tretë Serisë B kundër Leçes. Mesfushori i Breshas shënoi dopietë në takimin ndaj verdhekuqve duke i dhënë i vetëm deri tani fitoren ekipit të tij.
ndojiiii

Fillimisht, ai zhbllokoi sfidën në minutën e nëntë dhe në minutën e 67-të. Te Leçe bën pjesë mbrojtësi i Shqipërisë Kastriot Dermaku, i cili është lënë në stol nga trajneri i tij.

Me paraqitjen e sotme, Ndoj i jep mesazh trajnerit të Shqipërisë Reja për t’u grumbulluar me kombëtaren në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

ndoj goli i dyte on Vidnews.

ndoj gol on Vidnews.

STATISTIKA/ Thuajse perfekt ndaj ekipit të Dermakut, ja si shkëlqeu sot futbollisti i Shqipërisë Ndoj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"