VIDEO/ Maradona i përlotur: Ndihmoi njerëzit të ushqehen, dua “Dorën e Zotit” që të largoj këtë pandemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 13:00

VIDEO/ Maradona i përlotur: Ndihmoi njerëzit të ushqehen, dua “Dorën e Zotit” që të largoj këtë pandemi

Diego Armando Maradona është përlotur së fundmi, teksa ka kërkuar të ndihmohen të gjithë njerëzit që janë në vështirësi.MARDONA

Gjithashtu ai ka thënë se e gjithë dashuria e tij shkon për popullin argjentinas, dashuri e cila është si e nënës së tij që tashmë nuk jeton më.

Maradona shprehet se do i duhej “Dora e Zotit”, në lidhje me golin e shënuar ndaj Anglisë në Botërorin e 1986, në mënyrë që ta largonte këtë pandemi që ka pushtuar të gjithë botën. “E gjithë dashuria ime shkon për popullin argjentinas, dashuri e cila është si e nënës sime që nuk jeton më, e pastër.

Ndihmoni të gjithë njerëzit që janë nevojë, për tu ushqyer, pasi kjo nuk është një shfaqje. Sot e kërkoj përsëri atë dorë si në Meksikë, që të largojmë këtë pandemi dhe njerëzit të jetojnë jetën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"