VIDEO/ Loja e bukur e Teutës nuk mjafton, Kukësi triumfon në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 20:46

VIDEO/ Loja e bukur e Teutës nuk mjafton, Kukësi triumfon në “Niko Dovana”

Kukësi mposhti Teutën me rezultatin 0-1 në takimin e zhvilluar në “Niko Dovana”. Goli i Rexhinaldos në minutën e 18-të i dha fitoren e parë në transfertë skuadrës së Cungut.

bandicam 2018-09-15 19-05-16-934

Ndërkohë që “durrsakët” e Bledi Shkëmbit kanë provuar shijen e parë të humbjes në kampionat. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuar “Djemtë e Detit” nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.

bandicam 2018-09-15 19-05-06-454

Me fitoren e sotme, Kukësi shkoi në kuotën e 7 pikëve, duke iu bashkuar Skënderbeut dhe Flamurtarit në krye. Sfidën e radhës verilindorët do ta luajnë në shtëpi ndaj Kamzës, ndërkohë që Teuta do të udhëtojë drejt Gjirokastrës.

Teuta-Kukësi 0-1

Rexhinaldo 18′

Përfundon takimi. 

90+3′ Provon Kukësi me një kundërsulm të shpejt, por topi kalon ngjitur me shtyllën.

90+2′ Kamara nuk tregohet i saktë nga shumë pranë portës, duke shpërdoruar një mundësi të mirë,

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Pa fat durrsakët, Latif lëviz bukur brenda zonës, gjuan mjaft mirë, por topi ndalet nga shtylla.

85′ Zëvendësim i tretë te Teuta, largohet Gjeorgjevski, në fushë Ron Gashi.

81′ Pa fat Kukësi në këto momente. Kamra gjuan me kokë nga shumë pranë vijës fatale, topi shkon jashtë kuadratit.

80′ Mundësi mjaft e mirë për Teutën, Kamara provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, topi bllokohet në momentin e fundit nga mbrojtësit e Kukësit.

71′ Latif shpërdoron një mundësi të artë, sulmuesi gjuan në mënyrë të gabuar.

69′ Zëvendësim i dytë për Teutë, largohet Progni në fushë Traore.

67′ Osmani provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

64′ Limaj provon edhe ai të vërë në vështirësi portën e Hidit, gardiani i durrsakëve është i vëmendshëm dhe pret topin.

62′ Cungu kryen edhe zëvendësimin e tretë, largohet Shafik, vendin e tij e zë Dzaria.

62′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Zguro vendin e tij e zë Çyrbja.

57′ Stafi dhe lojtarët e Teutës kërkojnë ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë të Zguros që ndërhyn në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës.

54′ Vjen zëvendësimi i parë për Teutën, largohet Kallaku, vendin e tij e zë Kruja.

50′ Melo provon me një gjuatje nga distanca, topi stampohet në traversë, pranë golit të dytë Kukësi.

48′ Teuta lëshon shkëndijën e parë në pjesën e dytë, Kamara gjuan nga brenda zonës, por gjuajtja ishte e lehtë dhe përfundon në duart e Frashërit.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Përfundon pjesa e parë, Teuta-Kukësi 0-1. 

45+2′ Zëvendësim për Kukësin, largohet Musolli i dëmtuar, vendin e tij e zë Kalaja. Shiriti i kapitenit i kalon Cuculit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Teuta e mbyll në sulm pjesën e parë. Progni shmang bukur Frashërin, topi shkon te Kallaku, por ky i fundit godet në menyrë tërësish të gabuar.

44′ Latif hyn bukur në zonën e Kukësit, por bllokohet në momentet e fundit nga mbrojtësit verilindorë.

39′ Përsëri Teuta në kërkim të golit. Kamara provon me një gjysëm roveshtatë, por reagon mjaft bukur portieri Frasheri.

36′ Pranë golit Teuta. Avdyli harkon një top të rrezikshmë në zonë. Ndërhyn me kokë Cuculi që largon topin në këndore.

32′ Avdyli nis bukur Kamaranë nga e majta, por krosimi i futbollistit të Teutës, devijohet në këndore.

26′ Zguro është i ndëshkuari i parë i kësaj sfide.

19′ Teuta kërkon të kundërpërgjigjet, po nuk arrin Latif të godasë siç duhet.

18′ GOOOOL Kukësi 0-1. Rexhinaldo zhbllokon rezultatin. Pas topit të ulur bukur me kokë nga Melo, sulmuesi mozambikas ka treguar vlerat brenda zonës, duke kaluar topin poshtë këmbëve të Hidit. 

13′ Teuta shfaqet rrezikshëm në sulm. Kamara harkon bukur në zonë për Latif, ndërhyn mjaft bukur Cuculi, duke larguar rrezikun.

6′ Provojnë lojtarët e Kukësit të nisin Rexhinaldon, por ndërhyn mjaft bukur Osmani.

1′ Teuta e nis në sulm, Progni provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon shumë larg kuadratit.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”.

FORMACIONET

Teuta: Hidi, Gjeorgjevski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Sidibe, Avdyli, Kamara, Kallaku, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Qaqi, Cuculi, Zguro, Limaj, Musolli, Ethemi, Shafik, Kordeiro, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtar: Kridens Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"