VIDEO/ Llullaku nuk fal para portës, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 13:10

VIDEO/ Llullaku nuk fal para portës, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Shakhtjorit në kampionatin bjellorus.

bandicam 2019-12-01 13-05-49-559

Në sfidën që po luhet momentalisht mes Shakhtjorit dhe Gorodejas, Llullaku ka gjetur rrugën e rrjetës, në minutën e 9-të duke kaluar ekipin e tij në avantazh.

Me një gjuatje brenda zone, 31-vjeçari nuk fali para portës dhe kështu është rikthyer te goli.

Ndërkaq në stol në këtë ndeshje është ulur Elis Bakaj, sulmuesi tjetër shqiptar, i skuadrës bjelloruse.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"