VIDEO/ Kukësi bën surprizën në Kupë, eliminon Partizanin pretendent falë penalltive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 23:59

VIDEO/ Kukësi bën surprizën në Kupë, eliminon Partizanin pretendent falë penalltive

Kukësi ka bërë surprizën më të madhe të këtij turi në Kupën e Shqipërisë, teksa ka eliminuar Partizanin edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë në fushën e vet.

FOTO: F. Hazisllari

FOTO: F. Hazisllari

Pakkush kishte llogaritur verilindorët si pretendentë për kualifikimin pas humbjes në ndeshjen e parë me shifrat 1-0. Por ata ia dolën të godasin me një gol të shkëlqyer të Hasajt në kryeqytet dhe pastaj u mbrojtën me rregull duke bërë që ndeshja të shkonte me shtesa dhe më pas me penallti.

Aty, peshoi goditja e gabuar e Atanaskoskit, i cili u neutralizua nga Tafas, ndërsa lojtarët e Kukësit shënuan të 5 tentativat e tyre, duke siguruar biletën për gjysmëfinalet e Kupës.

PARTIZANI-KUKËSI 0-1
21′ Hasaj

PENALLTITË 3-5

Gjuan Salami, shënon. Partizani-Kukësi 3-5

Gjuan Murataj, shënon. Partizani-Kukësi 3-4

Gjuan Mingo, shënon. Partizani-Kukësi 2-4

Gjuan Cara, shënon. Partizani-Kukësi 2-3

Gjuan Lleshi, shënon. Partizani-Kukësi 1-3

Gjuan Mikuliç, shënon. Partizani-Kukësi 1-2

Gjuan Tafas, shënon. Partizani-Kukësi 0-2

Gjuan Atanaskoski, gabon. Partizani-Kukësi 0-1

Gjuan Zhongo, shënon. Partizani-Kukësi 0-1

PENALLTITE VIDEO 

NGJARJET KRYESORE

120’+1’ Mbyllet edhe shtesa e dytë pa gola, fati i kualifikimit vendoset nga penalltitë.

120’ Jepet 1 minutë shtesë.

116’ Salami bën 40 metra me topin në këmbë në kundërsulm dhe i afrohet zonës, por tentativa e tij është shumë e gabuar. (VIDEO)

115’ Sota i lë vendin Mikuliç në radhët e Partizanit.

115’ Karton i verdhë për Atanaskoskin pas një ndërhyrje ndaj Salamit.

114’ Tafas bën grushtimin e radhës pas një harkimi në zonë, topi shkon te Cara i cili gabon krejtësisht tentativën drejt portës.

113’ Pasim në thellësi për Mba, gjuajtja e tij bllokohet nga Zhongo.

108’ Menjëherë të kuqtë më kërkues, duke synuar një gol që do të sillte kualifikimin.

106’ Nis pjesa e dytë shtesë.

105′ Mbyllet shtesa e parë. 

103’ Karton i verdhë për Tafas, për vonesa loje.

101’ Luhet vetëm në gjysmëfushën e Kukësit në shtesën e parë, por të kuqtë nuk arrijnë të gjuajnë drejt portës së Tafas.

94’ Bintsuka ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Lleshit.

92’ Pas një goditje këndi, Tafas devijon një gjuajtje me kokë të futbollistëve të Partizanit dhe më pas sfera prek pjesën e sipërme të traversës e kalon jashtë.  (VIDEO)

91’ Nis pjesa e parë shtesë e ndeshjes.

90’+7’ Mbyllet edhe pjesa e dytë. Për të gjetur ekipin gjysmëfinalist duhen kohët shtesë.

90’+3’ Talento merr vendin e Solodovnikov te Kukësi.

90’+1’ Një harkim nga e majta nuk gjen portën e Kukësit pasi kalon gjithë pasqyrën e saj.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Duka hyn në fushë në vend të Reçit te Kukësi.

83’ Bintsuka merr vendin e Taipit te Partizani.

83’ Mba ka një tjetër mundësi për të gjuajtur në portë, por goditje me të majtën kalon mbi traversë. (VIDEO)

76’ Beshiraj dhe Hasaj lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Muratit dhe Zenunajt në radhët e Kukësit.

71’ Taipi merr topin nga e djathta dhe lëshon një gjuajtje diagonale, e cila devijohet dhe me sferën që prek traversën e përfundon jashtë. (VIDEO)

69’ Top i gjatë i Prekës i cili gjen Mba, gjuajtja e këtij të fundit grushtohet nga Tafas. (VIDEO)

64’ Pas një topi në thellësi drejt Qirkos, Salami rrëzohet pas një kontakti me Atanaskoski, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

60’ Atanaskoski merr vendin e Buxhelajt në radhët e Partizanit.

58’ Cara provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës që shkon direkt në duart e Tafas.

57’ Një tjetër mundësi e mirë e Kukësit, teksa një top i humbur nga vendasit i krijon mundësinë Salami të gjuajë, por Qirko nuk zihet në befasi dhe ndal sferën.

54’ Selita ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Mba.

53’ Beshiraj nga e majta kalon me lehtësi mbrojtësit e Partizanit dhe pason për Solodovnikov, i cili gjuan pak hapa larg portës pa çuar dot sferën në rrjetë. (VIDEO)

52’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Sota nga e djathta mundohet të kthejë sferën në qendër, por Tafas e mbërthen para portës

49’ Taipi ekzekuton një tjetër goditje dënimi pranë zonës, topi përfundon jashtë katërkëndorit të Kukësit. (VIDEO)

47’ Hasaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Ismailit.

46’ Nuk ka zëvendësime në fillimin e pjesës së dytë, rinis ndeshja.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Kukësit.

45’+4’ Lleshi i merr kohën Mba i cili po hynte në zonë dhe i heq topin, Alla pret përgjigjen nga VAR-i para se të vazhdojë normalisht lojën. (VIDEO)

45’+2’ Ismaili provon nga distanca me një gjuajtje qendrore, topi përfundon në duart e Tafas.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

45’ Mehmeti i dëmtuar i lë vendin në fushë Ismailit, pasi nuk mund të vazhdojë më pas një problemi fizik.

43’ Salami nxjerr të vetëm Solodovnikov në zonë, Qirko kupton gjithçka dhe mbërthen sferën në këmbët e sulmuesit. (VIDEO)

41’ Taipi gjuan jashtë edhe pse i vetëm para Tafas, aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

34’ Një top i larguar keq nga Zhongo kthehet në mundësi shënimi për të kuqtë me Carën i cili është i vetëm në zonë në të djathtën, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Tafas i vëmendshëm. (VIDEO)

32’ Taipi provon me një goditje dënimi, por sfera kalon mbi traversën e Tafas pa shqetësuar portierin. (VIDEO)

26’ Rimerr kontrollin e lojës Partizani, duke tentuar që të kthejë baraspeshën si dhe fatin e kualifikimit në favor të tij.

21’ GOOOL KUKËSI! Gol spektakolar i Hasajt, i cili shënon me të majtën në kufijtë e zonës, pas një pasimi me thembër të Salami. (VIDEO)

16’ Aksion i shpejtë i Partizanit me Mba i cili pason për Mehmetin. Ky  fundit gjuan, por gjen përgjigjën në dy kohë të Tafas. (VIDEO)

12’ Kukësi ka plotësisht kontrollin e lojës në këto minuta, teksa po tenton që të shënojë një gol që do të hapte kualifikimin, por pa arritur të realizojë gjuajtje drejt portës.

4’ Solodovnikov rrëzohet pas një kontakti në zonë, gjyqtari Alla bën shenjë që loja të vazhdojë.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Preka, Buxhelaj, Murataj, Maget, Mehmeti, Taipi, Cara, Mba.

Trajner: Orges Shehi

KUKËSI: Tafas, Reçi, Lala, Zhongo, Selita, Lleshi, Mingo, Hasaj, Salami, Beshiraj, Solodovnikov.

Trajner: Bledar Devolli

WhatsApp Image 2024-03-05 at 4.41.46 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"