VIDEO/ Kili na kthen me këmbë në tokë me tre gola, dështon eksperimenti i parë i Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 0:10

VIDEO/ Kili na kthen me këmbë në tokë me tre gola, dështon eksperimenti i parë i Silvinjos

Shqipëria e nis vitin 2024 me një humbje 3-0 përballë Kilit, në testin e parë miqësor të kuqezinjve për përgatitjet e Euro 2024. Kuqezinjtë kanë lënë shumë për të dëshiruar në sfidën e luajtur në Parma, ku rrallëherë u shfaqën rrezikshëm në portën kundërshtare, ndërsa në fund pësuan me lehtësi dy gola.

ramadani kili

Silvinjo kishte bërë vetëm dy ndryshime në rreshtim, duke i besuar Manajt sulmin dhe Mihajt një vend në qendër të mbrojtjes. Por loja e kuqezinjve ishte shumë larg asaj të eliminatoreve, pasi ekipi u shfaq rrallëherë thumbues, edhe kur ndeshja ishte në rezultat të barabartë.

Goli i parë i dha kilianëve qetësinë që të mbroheshin me shumë forca ndërsa në pjesën  e dytë të sfidës, me presing të lartë, thuajse nuk lejuan në asnjë moment Shqipërinë të dilte para në sulm.

Kësisoj, pas 8 rezultatesh pozitive radhazi, erdhi një humbje 3-0 që kthen me këmbë në tokë kuqezinjtë, që duhet tashmë të tregojnë se mund të reagojnë pas një goditje kaq të rëndë.

SHQIPËRI-KILI 0-3
20′ Vargas, 84′ Bolanos, 90’+3′ Davila

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Kilit.

90’+3’Vjen goli i tretë i Kilit! Kundërshtarët depërtojnë me qetësi mes mbrojtësve kuqezi dhe Davila shënon golin e tretë. (VIDEO)

90’+1’ Asllani jep një pasim ne qendër për Brojën e Muçollin që nuk ia dalin të devijojnë,

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Fernandez merr vendin e Isla në radhët e Kilit.

85’ Brereton-Diaz provon me një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, pa gjetur portën e Strakoshës.

84’ Shënon përsëri Kili! Bolanos i sapofutur mposht Strakoshën me një kombinim të shpejt ënë krahun e majtë të sulmit. (VIDEO)

83’ Sançez lë fushën e lojës, vendin e tij e merr Bolanos te Kili.

79’ Në fushë edhe debutuesi Hoxha në vend të Seferit.

76’ Harkim në zonë për Brojën i cili gjuan me një kthesë të shpejtë, Isla largon në këndore. (VIDEO)

73’ Muçi hyn në fushë në vend të Bajramit.

72’ Vargas dhe Nunjez largohen nga fusha për t’i bërë vend Brereton-Diaz dhe Perez.

70’ Predhë nga distanca e Asllanit, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Bravos. (VIDEO)

68’ Vjen momenti i Brojës, merr vendin e Manajt në radhët e kuqezinjve.

66’ Kuqezinjtë mbajë topin pranë zonës së Kilit, por pa arritur asnjëri që të gjuajë drejt portës. Më pas Hysaj detyrohet të ndale me faull një kundërsulm të Sanccez, duke u ndëshkuar me të verdhë.

58’ Tjetër gjuajtje nga distanca e kilianëve pas një topi të humbur pranë zonës, Strakosha kontrollon në dy kohë dhe pastaj pëson faull nga Vargas. (VIDEO)

58’ Aksion i shpejtë i kilianëve që fitojnë topin pranë zonës tonë dhe rrezikojnë me një gjuajtje të Davila, i cili nuk gjen portën. (VIDEO)

57’ Laçi merr vendin e Ramadanit në radhët e kuqezinjve.

56’ Pas një goditje nga këndi, Strakosha nuk ia del të largojë mirë sferën që përfundon në anën tjetër në këndore.

54’ Presing i lartë i kilianëve, të cilët nuk lejojnë kuqezinjtë të krijojnë aksione të rrezikshme.

52’ Suazo ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Asanit.

49’ Seferi shpërthen në krahun e majtë, ndalet pa hyrë në zonë në fundore nga mbrojtësit kundërshtarë.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te dy skuadrat.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Kilit.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Hysaj nga e djathta harkon në zonë, askush nuk përfiton dhe Isla kthen sferën për Bravon.

39’ Asani niset me shpejtësi drejt zonës pas ekzekutimit të shpejtë të një goditje dënimi, por goditja e tij në zonë është larg portës. (VIDEO)

37’ Topi i humbur nga Mitaj në të majtën krijon probleme për prapavijën kuqezi, por një harkim në zonë largohet nga Gjimshiti

35’ Goditje këndi për kuqezinjtë, harkimi në zonë largohet nga mbrojtësit kilianë.

34’ Ramadani merr topin në gjysmëfushën kundërshtare edhe gjuan nga rreth 25 metra, sfera devijohet në këndore.

30’ Ka më shumë mbajtje topi tashmë nga kuqezinjtë, të cilët provojnë të krijojnë aksione sulmuese.

27’ Aleksis Sançez ndëshkohet me ta verdhë për një faull ndaj Asllanit.

25’ Seferi harkon në zonë për Manajn i cili nuk arrin të devijojë me kokë para Bravos. (VIDEO)

22’ Mundohet të reagojë shpejt Shqipëria me Asanin nga e djathta, ai gjen hapësirën për të gjuajtur, por gabon shënjestrën e tij. (VIDEO)

20’ SHËNON KILI! Pas një topi në zonë, Davila ul sferën me dorë për Vargas i cili gjuan dhe shënon. Kuqezinjtë protestojnë por gjyqtari bën shenjë nga qendra. (VIDEO) (VIDEO)

14’ Aksion i rrezikshëm i latino-amerikanëve në të majtën e sulmit, Gjimshiti mbyll hapësirat duke mos lejuar pasimin për Vargas.

10’ Bajrami vjedh topin në zonën kundërshtare, pason për Manajt i cili nuk arrin të devijojë para Bravo. (VIDEO)

7’ Ramadani afrohet në kufijtë e zonës kundërshtare duke tentuar të gjuajë, por shkakton faull ndaj Etçeverria dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

3’ Mitaj mbyll mirë hapësirat për një tjetër top të gjatë në adresë të Isla nga e djathta, duke shoqëruar sferën në fundore.

2’ Isla del në sulm nga e djathta, por vijërojtësi e sinjalizon në pozicion jashtë loje.

1’ Nis dueli në “Ennio Tardini” të Parmës.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo

KILI: Bravo, Isla, Diaz, Liçnovski, Suazo, Etçeverria, Nunjez, Osorio, Sançez, Davila, Vargas.
Trajner: Rikardo Gareka

sssssssss

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"