VIDEO/ Kallaku si Iniesta, shikoni lëvizjet e talentit të Teutës që po i mahnit të gjithë këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2018 | 23:53

VIDEO/ Kallaku si Iniesta, shikoni lëvizjet e talentit të Teutës që po i mahnit të gjithë këtë sezon

Sherif Kallaku, mund të quhet padyshim një nga ato talente të ekipit të Teutës, që po i lë të gjithë gojë hapur. Mesfushori i durrsakëve, në sfidën e sotme ndaj Partizanit, por për të dytën herë radhazi, edhe ndaj Skënderbeut një javë më parë, ka qenë nga më të mirët në fushë.

kallaku mes

Me personalitet dhe një teknikë për t’u admiruar në qendrën e mesfushës, 20-vjeçari po i thyen të gjitha pritshmëritë, dhe po shpërblen më së miri këtë mundësi që trajneri Shkëmbi i ka dhuruar, dhe po shpalos të gjithë potencialin e tij.

kallaku iniesta

Edhe sot, në të gjithë ndeshjen ka bërë një paraqitje dinjitoze, por kulmi ishte në një moment në minutën e 55-të, kur i rrethuar mes 4 lojtarëve të Partizanit, i kaloi të gjithë me disa lëvizje fantastike. Një krahasim me gjeniun Andres Iniesta, që këtë skenë e ka përsëritur shpesh si te Barcelona, por edhe te kombëtarja e Spanjës. Për më tepër, video flet vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"