VIDEO/ Juventusi nuk fal, mposht me “tris” Krotonen. Ronaldo realizon dopietë dhe lë pas Lukakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:44

VIDEO/ Juventusi nuk fal, mposht me “tris” Krotonen. Ronaldo realizon dopietë dhe lë pas Lukakun

Juventusi nuk ka zhgënjyer në shtëpi, teksa ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Krotones në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A.

Ronaldo.Juve.2020.21.esultanza.gruppo.750x450

Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Kristiano Ronaldo, i cili realizoi dopietë golash, në minutat 38’ dhe 46’, duke shkuar kështu në kuotën e 18golave në Serinë A, 1 më shumë se Romelu Lukaku i Interit.

Për të vulosur ndeshjen mendoi amerikani, Ueston Mekeni, i cili realizoi në minutën e 66’. Bardhezinjtë krijuan raste të shumta për të thelluar edhe më shumë shifrat, por portieri vendas i ndali në disa raste lojtarët e Pirlos. Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e tretë, 4 pikë më pak se Milani i vendit të dytë dhe 9 pikë më pak se Interi kryesues, por bardhezinjtë kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

FT| Juventus-Krotone 3-0

Ronaldo 38′, 46′, Mekeni 66′


FORMCIONET ZYRTARE:

ROND

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"