VIDEO / Ja gabimet e gjyqtarit Meta që u kujtuan korçarëve makthin “Enea Jorgji”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 20:05

VIDEO / Ja gabimet e gjyqtarit Meta që u kujtuan korçarëve makthin “Enea Jorgji”

Ndeshja e sotme mes Kukësit dhe Skënderbeut nuk i shpëtoi gabimeve të rënda të arbitrit kryesor Kridens Meta, edhe pse ato nuk ndikuan në rezultat duke qenë se korçarët të cilët u paraqitën më mirë në fushë arritën të dilnin nga ky takim me 3 pikë.

Kukesi-Skendebreu

Në minutën e 29, Xhejms u rrëzua brenda zonës kundërshtare pas një ndërhyrjeje të gabuar nga lojtarët kuksianë, por për gjyqtarin e ndeshjen ky rast nuk ishte penallti për korçarët.

Ndërkohë në minutën e 36, Alijev u rrëzua në zonën e Skënderbeut duke pretenduar një tërheqje nga Jashanica. Arbitri Kridens Meta akordoi penallti, por pamjet filmike tregojnë që edhe në këtë rast ka gabuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"