VIDEO/ Ish-lojtari i Lushnjës i shënon Steauas në Rumani, feston edhe me shqiponjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:36

VIDEO/ Ish-lojtari i Lushnjës i shënon Steauas në Rumani, feston edhe me shqiponjë

I transferuar këtë verë në Rumani, tek skuadra e Botosanit, ish-mesfushori i Lushnjës, Enriko Papa, ka shënuar edhe golin e parë, pikërisht ndaj Steauas së Bukureshtit. Ndeshja ishte në shifrat 2-0 për vendasit, ndërkohë që Papa ngushtoi shifrat në 2-1.

enriko pap

Ai shënoi pas një harkimi nga një goditje dënimi në të majtë të zonës, dhe me kokë, pa e parë fare portën, ia doli të tundte rrjetën. Pas golit, ai bëri edhe festimin, tashmë të kthyer në një traditë për shqiptarët, atë me shqiponjën dykrenare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"