VIDEO/ Interi bën “vetëvrasje”, Torino e barazon pas dy golash. Fiorentina nuk përmbahet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 22:30

VIDEO/ Interi bën “vetëvrasje”, Torino e barazon pas dy golash. Fiorentina nuk përmbahet

U mbyll edhe java e dytë në Serinë A, me shumë ndeshje të luajtura në orën 20:30. Befason sërish ekipi i Interit, që barazon në shtëpi me Torinon. Zikaltrit kryesonin në pjesën e parë, me avantazh të dyfishtë, falë golave të Perisiç dhe De Vraj.

ikardii

Por, me fillimin e të dytës, prishën gjithçka kishin ndërtuar, pas golave të Belotit dhe Meite, duke e mbyllur në barazim 2-2. Fitore shënoi edhe ekipi i Fiorentinës, me shifrat e thella 5-1.

Xhenoa, në ndeshjen e parë në Seria A, ia doli të fitojë përballë Empolit ndërsa për Veselin nuk pati asnjë minutë tek Empoli. Ndërkohë që Sasuolo, edhe me karton të kuq, ia doli të barazojë, 2-2 ndaj Kaljarit. Më poshtë, rezultatet e plota.

 

Kaljari-Sasuolo 2-2

Fiorentina-Kievo 6-1

Frosinone-Bolonja 0-0

Xhenoa-Empoli 2-1

Udineze-Sampdoria 1-0

Inter-Torino 2-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"