VIDEO/ Ibrahimi shpartallon Vardarin, Shkëndija në gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2018 | 15:49

VIDEO/ Ibrahimi shpartallon Vardarin, Shkëndija në gjysmëfinalen e Kupës

Shkëndija e Tetovës po kalon momentin më të mirë të viteve të fundit. Si rrallëherë, ky ekip po lufton në të dyja frontet në këtë sezon.

shkendija

Shkëndija ka fituar me rezultatin e thellë 4-0 në sfidën e kthimit në shtëpi në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë ndaj një prej rivalëve më të forta, Vardarit.

Tre nga golat u shënuan nga shqiptari që luan për përfaqësuesen maqedonase, Besart Ibrahimi. Ndërsa, golin e katërt e bëri Visar Musliu, i cili kaloi në merkaton e janarit nga Vardari te Shkëndija.

erg

Kështu, Shkëndija siguron një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës, ndërsa në kampionat udhëheq me 14 pikë më shumë se vendi i dytë, Vardari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"