VIDEO/ I bëri 2 gola Realit, por shikoni çfarë premtonte sulmuesi i Bryzhit para sfidës: Nëse shënoj, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 8:43

VIDEO/ I bëri 2 gola Realit, por shikoni çfarë premtonte sulmuesi i Bryzhit para sfidës: Nëse shënoj, do të…

Sulmuesi nigerian, Emanuel Denis, rrëmbeu ditën e djeshme skenën në Champions League, teksa i shënoi plot dy gola Realit të Madridit brenda në “Santiago Bernabeu”.

denis

Në fund takimi përfundoi në barazim 2-2, por në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e postuar nga Klub Bryzh, para ndeshjes me madrilenët. Teksa lojtarët shprehnin emocionet se si do ishte të luaje në një stadium si ai i Realit, ndër të tjera 21-vjeçari Denis, premtonte: “Santiago Bernabeu është një ëndërr. Shumë njerëz as nuk e mendonin se do vinin një ditë këtu, por imagjino edhe të luash këtu. Nëse shënoj, do bëj një tatuazh në lëkurë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"