VIDEO/ Hamshik rikthehet të luajë në Europë, shikoni pritjen e mrekullueshme që i rezervuan tifozët e skuadrës së njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 14:29

VIDEO/ Hamshik rikthehet të luajë në Europë, shikoni pritjen e mrekullueshme që i rezervuan tifozët e skuadrës së njohur

Marek Hamshik ka vendosur që karrierën e tij ta rifillojë përsëri në Europë, teksa pas dy sezonesh në Kinë me fanellën e Dalian ai do të firmosë një kontratë me skuadrën e Gotenborgut në Superligën e Suedisë.

HAMSHIK 1

Ndërkohë pavarësisht pandemisë globale të koronavirusit dhe pse ish-kapiteni i Napolit po vjen nga origjina ku lindi COVID-19, tifozët e skuadrës së njohur suedeze nuk duan t’ia dinë dhe mblidhen në aeroport për ta pritur si duhet Marek Hamshik, i cili ka mbetur i mahnitur nga pritja e ngrohtë që i rezervuan tifozët e Gotenborgut.

Mesfushori 33-vjeçar slovak ka zhvilluar në total me fanellën e Dalian, 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet teksa ka shënuar dhe 3 gola.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"