VIDEO/ Gjyqtarët e bëjnë “baltë” në Kategorinë e Dytë, anësori jep penallti skandaloze në Patos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2017 | 12:15

VIDEO/ Gjyqtarët e bëjnë “baltë” në Kategorinë e Dytë, anësori jep penallti skandaloze në Patos

Vazhdojnë arbitrimet skandaloze në Kategorinë e Dytë, që shpesh janë kthyer edhe në nxitës të dhunës. Kësaj here viktimë e gjykimit ka rënë skuadra e Maliqit në transfertën ndaj Albpetrolit në Patos.

Maliqi

Në minutatat e fundit të lojës, mbrojtësi i Maliqit, Zyfi ndërhyn pastër në zonë dhe largon topin në goditje këndi. Futbollisti i Albpetrolit shkon për të goditur kornen, ndërsa asistenti Edlir Malo nga Lushnja i habit të gjithë duke akorduar 11-metërsh.

Edlir Malo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"