VIDEO/ “Futbollin e kemi krenari kombëtare”, Bekim Balaj i bashkohet nismës së Ligës: I bëj thirrje qeverisë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 15:45

VIDEO/ “Futbollin e kemi krenari kombëtare”, Bekim Balaj i bashkohet nismës së Ligës: I bëj thirrje qeverisë të…

Prej afro 1 muaj futbolli shqiptar është futur në kolaps, teksa 10 klubet e Kategorisë Superiore, kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin, duke i vendosur ultimatum qeverisë që të përmbushë 4 pikat e bërë publike nga Liga Profesioniste, pasi në rast të kundërt është e vështirë të vazhdohet. Pikat kanë lidhje me lehtësimet financiare të klubeve, me qëllim mosfalimentimin e tyre dhe nxitjen e investimeve në futboll.

balaj

Deri në arritjen e këtij synimi, Liga do vazhdojë të lobojë dhe sot ka vendosur ta bëjë këtë nëpërmjet një thirrje të bërë nga sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj.

Nëpërmjet një video të bërë publike në faqen e Ligës Profesioniste të Futbollit, shkodrani i bën thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli.

“Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, janë fjalët e Balajt në video.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"