VIDEO/ Flamurtari rigjen fitoren, vlonjatët “poker” Kastriotit dhe afrohen me kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2018 | 20:38

VIDEO/ Flamurtari rigjen fitoren, vlonjatët “poker” Kastriotit dhe afrohen me kreun

Flamurtari arriti një fitore të pastër ndaj Kastriotit në shtëpi, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e fundit. Ekipi i Dajës, fitoi me shifrat 4-0, duke mos i vënë në diskutim 3 pikët.

bandicam 2018-09-29 20-12-04-845

Ndeshja nisi që në minutën e parë me hyrjen e ambulancës në fushë, pasi mbrojtësi Sirgi u dëmtua në nofull nga një goditje e Atsinës. Me kalimin e lojës, vlonjatët filluan të tentojnë, dhe ai që zhbllokoi shifrat ishte Bushiç, në minutën e 24-t, pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes krutane.

Në të 38-tën, ishte radha e Torasës për të gjetur golin e parë me fanellën kuqezi, ku shënoi pas një depërtimi mjaft të mirë nga krahu i djathtë i Hysenit.

Më pas, në pjesën e dytë shënoi edhe Batha me kokë, pas një goditje këndi, në minutën e 68-të, ndërsa Torasa gjeti golin e dytë personal, pas një aksioni mjaft të bukur në minutën e 85-të.

Kështu, vlonjatët rikthehet të marrin 3 pikë në kampionat, dhe ngjiten në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Kastrioti i Plorit u duk i pafuqishëm për t’i bërë ballë vlonjatëve.

 

Flamurtari-Kastrioti 4-0

GOL: Bushiç 24′, Torasa 38′, 85′ Batha 68′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet ndeshja. Flamurtari-Kastrioti 4-0

90′ 3 minuta shtesë.

87’ Karton i verdhë për Ymerajn, për një ndërhyrje të rëndë në mesfushë.

bandicam 2018-09-29 20-29-16-765

85′ GOOOL Torasa shënon të katërtin dhe të dytin personal. 

78’ Vetëm 17 minuta në fushë. Mustafa dëmtohet, detyrohet t’i lërë vendin Ymerajt.

73’ Ndërrimi i tretë dhe i fundit te Kastrioti. Vatnikaj në vendin e Gajegos.

68′ GOOOOL Batha shënon edhe golin e tretë për vlonjatët.

66’ Probleme për Çutrën te Kastrioti, pasi u përplas me Useinin.

64’ Karton i verdhë për Bathën, për një faull në mesfushë.

61’ Daja kryen ndërrimin e dytë. Argjend Mustafa në vendin e Beqajt.

59’ Musta harkon në qendër të zonës, ku gjen Beqjan, ky i fundit futet me shumë mbrojtësve krutanë, arrin të kalojë dhe godet, por Kuka në krye të detyrës.

54’ Zëvendësimi i dytë nga trajneri Plori. Caca i lë vendin Bardhit.

49’ Arbër Beqja kroson nga e djathta për në zonë, por asnjë sulmues i Flamurtarit nuk gjendet për të përfituar. Largojnë krutanët.

46’ Plori menjëherë e nis me zëvendësim. Husein në vendin e Atsinës.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kastrioti 2-0

47’ Shehu tenton me kokë që nga 16metra, por goditja e lojtarit të Kastriotit përfundon mbi traun e portës së Koliçit.

45′ 4 minuta shtesë në pjesën e parë

38’ GOOOL Torasa shënon edhe të dytin, pasi shërbehet nga Hyseni në krahun e djathtë. Vetëm me portierin, nuk e ka të vështirë të shënojë.

35’ Faull ndaj Bathës në mesfushë, tjetër karton i verdhë për krutanët. Arbitri ndëshkon Shehun.

32’ Provon me kokë Batha nga brenda zone, por goditja e mesfushorit është e lehtë, dhe nuk shkon drejt portës së Kukës.

30’ Musta kalon në fundore, por ndalet me faull pranë zonës nga Caca.

28′ Karton i verdhë për Çutrën.

24′ GOOOL Bushiç shënon për Flamurtarin, pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes krutane.

14’ Përgjigjet nga ana tjetër portieri Kuka, me një pritje fantastike pas goditjes së Bushiçit.

bandicam 2018-09-29 18-55-21-194

10’ Koliçi bën mrekullin. Çutra goditi me kokë brenda zone, pas një harkimi fantastik, por portieri i vlonjatëve bëri një pritje shpëtimtare.

9′ Hidhet në fushën e lojës Deliaj, në vendin e Sirgit të dëmtuar.

bandicam 2018-09-29 18-51-11-526

4’ Kristian Sirgi nuk ia del. Dëmtimi duket i rëndë për rumunin, i cili transportohet me ambulancë menjëherë drejt spitalit, për goditjen në nofull që mori.

1’ Menjëherë probleme për mbrojtësin Sirgi të Flamurtarit, pasi u godit nga Atsina në fytyrë.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Musta, Useini, Hyseni, Batha, Beqja, Torasa, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2018-09-29 18-24-47-704

Kastrioti: Kuka, Caca, Lila, Stijepoviç, Mziu, Marku, Çutra, Shehu, Zhuniior, Gajego, Atsina. Trajner: Elvis Plori

bandicam 2018-09-29 18-24-10-984

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"