Postuar: Janar 15, 2021 | 21:25
VIDEO/ Fitorja e artë ndaj Kukësit, shikoni festën e tifozëve të Vllaznisë në Elbasan
Vllaznia arriti një fitore të artë në transfertë ndaj Kukësit, duke thelluar diferencën me verilindorët në plot +15 pikë. Ishte Arlind Kalaja ai që vendosi sfidën me golin e tij në minutën e 58-të.
Ky moment çoi peshë zemrat e të gjithë tifozëve shkodranë, anë e mbanë Shqipërisë dhe jo vetëm. Nuk munguan as mbështetësit e kuqebluve në ambientet e jashtme të stadiumit.
“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë një video, nga festa e tifozëve të Vllaznisë jashtë stadiumit “Elbasan Arena”, pak minuta pas përfundimi të sfidës. Për më tepër shikoni videon:
PANORAMASPORT.AL