VIDEO/ Fitore e vuajtur e Skënderbeut, Kastrioti bën paraqitje dinjitoze në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 18:51

VIDEO/ Fitore e vuajtur e Skënderbeut, Kastrioti bën paraqitje dinjitoze në Korçë

Skënderbeu ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Goli i Muzakës në minutën e 29-të i dha fitoren skuadrës së Shehit që vazhdon të kryesojë kampionatin.

bandicam 2018-11-03 17-28-28-506

Një fitore e vuajtur për skuadrën korçare që hasi vështirësinë e sulmeve të vazhdueshme të krutanët të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment.

bandicam 2018-11-03 18-02-17-663

Paraqitje dinjitoze për skuadrën e Stavri Nicës përballë kryesuesve të kampionatit. Pavarësisht pozicionit në renditje, skuadra krutane luajti si e barabartë me Skënderbeun. Në sfidën e javës së ardhshme korçarët do të udhëtojnë drejt Laçit për t’u ndeshur në transfertë ndërkohë, Kastrioti do të presë Partizanin.

LIVE| Skënderbeu-Kastrioti 1-0

Muzaka 29′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet takimi, nuk mungon tensioni në fundin e ndeshjes. Shehi kapet me Bruno Ditën. 

90+3 E pabesueshme çfarë humbet Bregu, që me portën e boshatisur e ka nxjerrë topin jashtë.

90+2′ Kastrioti hidhet i gjithi në sulm. Nga porta del edhe portieri Kuka, që i vjen në ndihmë skuadrës në goditje nga këndi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Shehu, në fushë Dajan Shehi.

87′ Bregu i shpëton mbulimit të mbrojtësve dhe niset i vetë, por i vëmendshëm Kuka që del dhe largon rrezikun.

85′ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Oto Xhon, i cili del i vetëm përball portierit, por ky i fundit mban në lojë krutanët duke i mohuar golin e dytë korçarëve.

80′ Provon Ogebuku me një gjuajtje të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

79′ Aliti ndërhyn në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Goditje dënimi për Kastriotin.

77′ Korçarët kryejnë zëvendësimin e tretë, largohet Krasniqi në lojë Oto Xhon.

75′ Krutanët nuk dorëzohen dhe provojnë të avancojnë në zonën e Skënderbeut.

73′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Marku në fushë Vatnikaj.

66′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Guedj, në lojë Demte.

64′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gripshi, në fushë Realdo FIli.

60′ Pranë golit të dytë Skënderbeu. Muzaka niset në një kundërsulm të rrezikshëm. Autori i golit pason te Bregu, ky i fundit gjuan nga brenda zonës, por topi bllokohet nga portieri Kuka.

51′ Kartoni i dytë për Kastriotin, ndëshkohet edhe Huseini.

47′ Stjepoviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë. Largohet Atsina në fushë braziliani Roxher.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Minuta mjaft të mira për Kastriotit. Krutanët i afrohen golit me Ymerin, i cili lëshon një predhë nga distanca, topi devijohet dhe shkon ngjitur me traversën.

39′ Përsëri rrezikshëm Kastrioti me Domgjonin, i cili godet me kokë pas një harkimi nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën. Pranë golit miqtë.

37′ Taulant Marku provon me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

36′ Kastrioti provon të rrezikojë me anë të një kundërsulmi. Atsina depërton bukur në krahun e majtë, por e tepron më pas duke ia dorëzuar topin korçarëve.

29′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0. Gjergji Muzaka shënon me kokë. Pas kombinimit të Bregut me Abazin, ky i fundit gjen Muzakun në zonë, që me një goditje mjeshtërore me kokë, ka përshëndetur rrjetën. 

24′ Goditje dënimi për Skënderbeu, Dejvi Bregu provon me një gjuajtje direkte në portë, por drejt e në duart e portierit.

19′ Pas një harkimi të topit në zonë nga një goditje dënimi, Krasniqi gjuan me kokë, por gjuajtja ishte e lehtë dhe përfundon në duart e portierit.

16′ Abazi pretendon për 11-metërsh pas ndërhyrjes së Bardhit, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

14′ Pranë golit Kastrioti me Atsinën. Sulmuesi merr dhuratë një top nga Dita dhe provon me një gjuajtje të menjëhershme, por sfdera shkon jashtë kuadratit.

12′ Abazi depërton bukur nga e majta, dhe provon të asistojë për Krasniqin brenda zonës, por largojnë mbrojtësit e Kastriotit.

8’ Mundësi e mirë për Kastriotin me anë të Okebukut, por ky i fundit e dorëzon topin lehtë te portieri.

7′ Gripshi provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon shumë larg kuadratit.

5′ Korçarët menjëherë në sulm. Bregu nis Abazin para, i cili mundohet të krosojë në zonë, por topi largohet në goditje nga këndi.

1′ Ka startuar takimi në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Dita, Guexh, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Kuka, Husein, Çela, Domgjoni, Stijepoviç, Shehu, Ymeraj, Okebugu, Bardhi, Marku, Atsina. Trajner: Stavri Nica

Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Redvan Shaba, Enea Jorgji

Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Besnik Kaimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"