VIDEO/ Finalja historike e garës së 3000 metrave me pengesa, ja në çfarë vendi u rendit Luiza Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 22:55

VIDEO/ Finalja historike e garës së 3000 metrave me pengesa, ja në çfarë vendi u rendit Luiza Gega

E gjithë Shqipëria sot ishte me sy e zemër te Luiza Gega. Atletja kuqezi zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, teksa u renditit në vendin e 13-të, me kohën, 9:34.10. 

bandicam 2021-08-04 13-11-45-596

Bëhet fjalë për një event historik për atletikën tonë, pasi për herë të parë një atlete nga Shqipëria mori  pjesë në finalen e Lojërave Olimpike.


Luiza Gega arriti të siguronte një vend mes 15 atleteve më të mira të botës, falë një paraqitjeje të shkëlqyer të bërë në kualifikuese.

32-vjeçarja regjistroi kohën 9.23.85, duke u pozicionuar e pesta në baterinë 2 dhe e 11-ta në renditjen e përgjithshme, në një garë ku konkurruan 41 atlete.  Kujtojmë se kualifikimi për në finale ishte edhe objektivi kryesor që kishte Luiza Gega për në “Tokio 2020”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"