VIDEO/ Festim me polemika e Aralicës, sulmuesi kujton VAR-in e sfidës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2022 | 18:25

VIDEO/ Festim me polemika e Aralicës, sulmuesi kujton VAR-in e sfidës së parë

Vllaznia po përballet me Partizanin në sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, me takimin e parë që përfundoi me shifrat 0-0.

aralica

Në minutën e fundit të sfidës së parë, Aralicës iu anulua një gol me VAR, gjë që solli shumë polemika.

Në këtë takim, ishte sërish Aralica, tani duke barazuar shifrat, i cili kësaj radhe nuk kishte nevoj për VAR që të akordohej si i rregullt.

Kësaj radhe ai zgjodhi që të festonte duke bërë shenjën e VAR-it dhe duke drejtuar dorën nga qendra e fushës, për t’i treguar që goli kësaj radhe ishte i rregullt.

LEXONI EDHE: VIDEO / Partizani-Vllaznia mbyllet mes kaosit, gjyqtari anulon golin shkodran në minutën e 93-të

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"