VIDEO / Partizani-Vllaznia mbyllet mes kaosit, gjyqtari anulon golin shkodran në minutën e 93-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2022 | 0:25

VIDEO / Partizani-Vllaznia mbyllet mes kaosit, gjyqtari anulon golin shkodran në minutën e 93-të

Dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë është mbyllur në barazim 0-0 mes polemikave.

bandicam 2022-03-31 17-47-25-130

Ndeshja po shkonte drejt një barazimi 0-0, kur shkodranët dërguan sferën në rrjetë me Aralicën, teksa regjistrohej minuta e 93 e duelit. Gjyqtari sinjalizoi gol, por pastaj u thirr nga VAR dhe pasi pa pamjet, ndërroi vendimin e tij duke bërë të lindin protesta të shumta në fushën e lojës dhe në tribuna menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare.

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+3’  Mbyllet ndeshja me shifrat 0-0.

90’+3’ Shënon Aralica pas një harkimi nga këndi, ku ai gjen goditjen e duhur me kokë duke mposhtur Hoxhën.  Belica pretendon për faull, gjyqtari shkon ta shohë në VAR dhe i jep të verdhë Krymit për protesta. Në fund anulohet goli mes polemikave.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

86’ Mustedanagiç gjuan fort me të majtën, sfera fluturon mbi traversë.

85’ Aksion i shkëlqyer i Skukës në krahun e djathtë, hyn deri në zonë por Dianje i heq topin nga këmbët në momentin e gjuajtjes.

84’ Partizani tronditi shtyllën. Marku harkon në mënyrë perfektë për Skukën i cili gjuan me kokë, por sheh sferën të ndalet në shtyllë.

80’ Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Maget provon me kokë por kalon sferën mbi traversë.

78’ Partizani përgjigjet me aktivizimin e Liços në vend të Malës.

77’ Da Silva dhe Hoxhaj dalin nga fusha e lojës ndërsa aktivizohen Mustedanagiç dhe Heriç në radhët e Vllaznisë.

71’ Cara nis një pasim të mirë nga e djathta për Skukën, devijimi i këtij të fundit është shumë i lehtë për të shqetësuar Zogoviç.

70’ Goditje dënimi ballore e Latifit i cili gjuan direkt në portë, por Hoxha grushton duke larguar rrezikun.

69’ Murataj i lë vendin në fushë Maget.

68’ Latifi harkon nga këndi në të majtë, Hoxha grushton jo pa vështirësi sferën që po i drejtohej rrezikshëm shtyllës së dytë.

68’ Ndërhyrje vendimtare e Bitrit, ndalon një depërtim të Latifit në krahun e majtë duke çuar sferën në këndore.

61’ Adili ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon në mënyrë të parregullt Carën.

54’ Da Silva depërton në zonë në të majtën dhe tenton të harkojë topin në shtyllën e dytë, por pa shënjestrën e duhur për të rrezikuar Hoxhën.

50’ Shkodranët rrezikojnë më një harkim në zonë të larguar nga Marku. Krymi me shpejtësi gjuan nga distanca fluturimthi por sfera përfundon jashtë katërkëndorit të Hoxhës.

46’ Nis pjesa e dytë me zëvendësim te Partizani, pasi Cara merr vendin e Kallakut.

45’+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë e duelit. 

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Gjuajtje e fortë e Stenio Zhunior nga distanca, topi është qendror dhe përfundon në duart e Zogoviç.

41’ Tani janë shkodranët që duan penallti për një prekje topi me dorë të Hadrojt. Edhe në këtë rast gjyqtari Ferati nuk shkon te ekrani, teksa bën shenjë që loja të vazhdojë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Gjuajtje e fortë e Stenio Zhunior nga distanca, topi është qendror dhe përfundon në duart e Zogoviç.

38’ Top nga thellësia për Malën i cili nuk kontrollon sferën dhe i jep mundësinë Zogoviç të bëjë të vetin topin.

37’ Partizani kërkon penallti pas një ndërhyrje të Krymit ndaj Skukës në zonë. Gjyqtari dëgjon në kufje komentin nga salla e VAR dhe pastaj bën shenjë që loja të vazhdojë.

31’ Zgjohet Vllaznia në këto minuta me tentativa për të mbyllur Partizanin në gjysmëfushën e vet. Pak hapësira mes mbrojtjes së skuadrës kryeqytetase që kontrollon çdo tentativë.

26’ Shkodranët përgjigjen me një zbritje të shpejtë të Da Silva në krahun e djathtë. Braziliani sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga Belica dhe Hoxha e më pas topin të përfundojë jashtë katërkëndorit.

21’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Latifit.

17’ Aksion i shpejtë i Partizanit, Skuka në të djathtën lëshon një gjuajtje të fortë drejt portës, me Zogoviç i cili grushton jashtë.

13’ Partizani është më ngulmues në këto minuta duke tentuar të gjejë hapësira në mes mbrojtësve të Vllaznisë. Skuka fillimisht zihet në pozicion jashtë loje dhe në tentativën pasardhëse, Kallaku vonohet shumë në kontrollin e topit duke i dhuruar fundoren shkodranëve.

9’ Kallaku provon me një goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm, por sfera ndalet nga muri mbrojtës.

6’ Nis një shi i rrëmbyeshëm i cili penalizon disi lojën e skuadrave në këto minuta të para.

1’ Menjëherë rrezikshëm Skuka i cili niset në një kundërsulm të shpejtë, por para Zogoviç gjuan lehtë duke dërguar topin në duart e tij. Më pas, sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Sota, Matondo, Murataj, Mala, Kallaku, Skuka, Stenio Zhunior.
Trajner: D. Mehmeti

Vllaznia: Zogoviç, Kruja, Adili, Dianje, Hakaj, Jonuzi, Krymi, Latifi, Da Silva, Hoxhaj, Aralica
Trajner: E. Plori

WhatsApp Image 2022-03-31 at 5.33.16 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"