VIDEO/ Ejoh i jep goditjen e fundit Lushnjës në shtesë, Apolonia fiton derbin dhe merr kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 22:55

VIDEO/ Ejoh i jep goditjen e fundit Lushnjës në shtesë, Apolonia fiton derbin dhe merr kryesimin

Mbyllet me fitoren e Apolonisë derbi i Myzeqesë, me fierakët që mposhtën me rezultatin 3-1 Lushnjën.bandicam 2020-06-15 17-41-37-717

Një ndeshje shumë e bukur u zhvillua në Fier, me raste të shumta nga ana e të dyja ekipeve. Ndeshja nisi bukur, teksa të parët që kaluan në avantazh ishin lushnjarët. Magani shënoi në minutën e 11’, duke çuar në festë ekipin e tij.

Megjithatë kur po përgatiteshin për të shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes, Lushnja u ndëshkua në minutën e 41’, teksa Gjata shënoi nga penalltia dhe i dha barazimin ekipit të tij. Pjesa e dytë nisi aty ku përfundoi e para, me raste nga të dyja ekipet. Ishte Ejoh që shënoi në minutën e 67’ për Apoloninë dhe përmbysi gjithçka, teksa shënoi përsëri edhe në minutën e fundit për të mbyllur gjithçka.bandicam 2020-06-15 18-50-46-789

Edhe pas këtij goli rastet për të dyja ekipet ishin të shumta, por nuk ia dolën të shënojnë gol tjetër dhe ndeshja u mbyll me fitoren e fierkaëve, që me këtë fitore shkojnë në kuotën e 40 pikëve dhe marrin vendin e parë, me 1 pikë më shumë se Pogradeci. Ndërsa Lushnja mbetet në vendin e 3-të me 35 pikë.

 

Apolonia-Lushnja 3-1

Golat: Gjata 41’ (p), Ejoh 67’, 90+3’/ Magani 11’

Apolonia: Harizaj, Omeri, Duda, Sota, Kumani (Krasniqi 58’), Mehmeti (Andoni 86’), Ejoh, Ymeraj, Mihani, Zaimaj, Gjata (Zoga 87’). Trajner: A.Mërgjyshi. (Në dispozicion: Çako, Hysenshahaj, Kardhashi, Asllani, Qosanj, Hebeja)

Lushnja: Haremi, Ruço, Nako, Musaku, Baze (Haxhiu 75’), Magani, Mone, Sulkja (Er.Gjyla 62’), Gava (Taullahu 62’), Canka, Mezini (Pepa 34’). Trajner: I.Gjyla. (Në dispozicion: Kaloshi, Ademi, Basha)

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë), E.Halo (Memaliaj)

Kartonë të verdhë: Gava 20’, Mone 40’, Musaku 42’, Gjyla 57’ (trajneri i Lushnjës), Baze 59’

Vëzhgues: S.Bogdani Delegat: E.Gjini


Apolonia: Harizaj, Omeri, Duda, Sota, Kumani, Mehmeti, Ejoh, Ymeraj, Mihani, Zaimaj, Gjata. Trajner: A.Mërgjyshi. (Në dispozicion: Çako, Andoni, Hysenshahaj, Kardhasi, Zoga, Asllani, Krasniqi, Qosanj, Hebeja)

Lushnja: Haremi, Ruço, Nako, Musaku, Baze, Magani, Mone, Sulkja, Gava, Canka, Mezini (Pepa 34’). Trajner: I.Gjyla. (Në dispozicion: Kaloshi, Ademi, Basha, Er.Gjyla, Haxhiu, Taullahu)

Gjyqtarë: B.Ziri, E.Veseli, E.Burgu (Fushë-Krujë), E.Halo (Memaliaj)

Kartonë të verdhë: Gava 20’, Mone 40’, Musaku 42’

Vëzhgues: S.Bogdani

Delegat: E.Gjini


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"