VIDEO/ E pabuesueshme! Shikoni çfarë rasti humbi Eshli Jang me portën e boshatisur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 0:11

VIDEO/ E pabuesueshme! Shikoni çfarë rasti humbi Eshli Jang me portën e boshatisur

Interi triumfoi mes drithërimash në Gjermani ndaj Borusia Mynshenglabahut, në sfidën që u mbyll me rezultatin 2-3. Zikaltërit e Kontes, kishin disa shanse të arta për ta vrarë sfidën, ku më flagrantja ishte ajo e futbollistit anglez Eshli Jang në pjesën e dytë.

Eshli Jang

Anësori i majtë, shpërdoroi një shans të artë, ku me portën e boshatisur, shumë pranë vijës fatale, nuk mundi ta shtynte dot topin drejt rrjetës. Një situatë në kufijtë e të pabesueshmes. Ky rast mund t’i kushtonte shtrenjtë Interit, në qoftë se VAR-i nuk do të kishte anuluar golin e barazimit të shënuar nga Plea, 3 minuta nga fundi i ndeshjes.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"