VIDEO/ Dy golat e përmbysjes së Egnatias, leksion për të rritur besimin në kampionatin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 21:40

VIDEO/ Dy golat e përmbysjes së Egnatias, leksion për të rritur besimin në kampionatin shqiptar

Pas derbit Tirana-Partizani, sot futbolli shqiptar prodhoi një tjetër ndeshje spektakolare… Nga ato që mund t’ia prishin mendjen sërish presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që të bëjë një reagim përgëzimi.

bandicam 2022-12-22 14-30-48-815

E tillë ishte përmbysja e Egnatias kundër Kastriotit. Gafat e lojtarëve të skuadrës krutane na kthyen 10 vite pas, kur shikonim një futboll ndryshe, por fundja ky nuk ishte problemi i rrogozhinasve, përkundrazi miqtë bënë detyrën pas “dhuratave” që morën nga krutanët. Falë spektaklit, kryesimi 2-1 i Kastriotit, u kthye në një fitore 3-2 për Egnatian e cila përveç të tjerave ishte edhe me 10 lojtarë.

Futbolli shqiptar po bën vazhdimisht progres dhe duhen pikërisht ndeshje si këto dhe gola si këta që ka pësuar Kastrioti për të na kujtuar se sa shumë progres kemi bërë dhe se sa shumë është rritur besimi tek tifozët.

Për më tepër, mund të shihni videot e golave që të bindeni se jemi në rrugën e duhur. Një spektakël i vërtetë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"