VIDEO/ “Dua edhe akullore edhe çokollatë”, mbrojtësi i Tiranës bën postimin epik dhe paralajmëron rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 18:18

VIDEO/ “Dua edhe akullore edhe çokollatë”, mbrojtësi i Tiranës bën postimin epik dhe paralajmëron rivalët

Tirana po kalon një formë shumë të mirë këtë sezon, teksa është shumë afër titullit kampion, por edhe në garë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

pjimage (1)

Bardheblutë luftojnë në dy fronte, ku do të kërkojnë të marrin maksimumin, në atë që përkon edhe me 100 vjetorin e klubit. Tefik Osmani e ka paralajmëruar se skuadra e tij përveç kampionatit do të luftojë edhe për Kupën, teksa këtë e bën, duke postuar një pjesë nga filmi i njohur shqiptar “2 herë mat”, ku thuhet: “Dua edhe akullore edhe çokollatë”.

Pikërisht ky është edhe një mesazh i qartë edhe për rivalët, që Tirana nuk do ngopet vetëm me titullin kampion që e ka shumë afër, por do të tentojë edhe fitimin e Kupës me çdo kusht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"