VIDEO/ Dortmundi ndalet në transfertë, ish-mbrojtësi i Interit e nis me dopietë! Njihuni me rezultatet e javës së dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 17:30

VIDEO/ Dortmundi ndalet në transfertë, ish-mbrojtësi i Interit e nis me dopietë! Njihuni me rezultatet e javës së dytë

Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e javës së dytë të Bundesligës gjermane, aty ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë dhe përmbysjet.

DORTMUND

Dortmundi është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Bohumit, aty ku vendasit kaluan në avantazh të parët por Malen barazoi për verdhezinjtë. Ndërkohë, Union Berlini ka shkëlqyer në transfertë duke fituar me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Darmshtadit.

Gosens ka arritur të shënojë dy gola në pjesën e parë duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën gjermane. Fitore me përmbysje ka arritur të marrë edhe Hofenhaim ndaj Heidenhaim në trnasfertë. Pas 2-0, skuadra e Hofenhaim ka përmbysur në 2-3.

REZULTATET

Bohum 1-1 Dortmund (VIDEO)

Darmshtad 1-4 Union Berlin

Këln 1-2 Volsfsburg (VIDEO)

Frajburg 1-0 Verder Bremen

Haidenhaim 2-3 Hofenhaim (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"