VIDEO/ Dinamon e shpëton goli i kapitenit në minutën e 96-të, fitore dramatike ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 23:55

VIDEO/ Dinamon e shpëton goli i kapitenit në minutën e 96-të, fitore dramatike ndaj Kukësit

Dinamo ka siguruar një fitore dramatike sot përballë Kukësit, me një gol në minutat shtesë që i ka siguruar tre pikët “nëndetëses”.

bandicam 2024-01-29 17-01-20-721

Ndeshja ka qenë shumë rokamboleske për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Dy gabime në prapavijën e verilindorëve u dhanë mundësi dinamovitëve të gjenin dy gola në dy minuta, për të krijuar një avantazh të rëndësishëm. Dhe kjo bëri që blutë të mendonin më shumë për të administruar rezultatin në vijimin e sfidës.

Por kur dukej se po shkonin të qetë drejt fitores, Rivas dhe Zhongo kthyen baraspeshën po me dy gola të shpejtë brenda pak minutash, duke vënë në dyshim fatin e sfidës. Megjithatë, në mënyrë dramatike, një dalje e gabuar e Tafas solli golin e Hoxhës që vulosi fitoren në minutën e fundit shtesë, duke i dhënë frymëmarrje skuadrës së Mehmetit.

DINAMO 3-2 KUKËSI

L. Vila 11′, Denison 13′, Hoxha 90’+6′ / Rivas 84′, Zhongo 86′

NGJARJET KRYESORE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Dinamos.

90’+6’ GOOOL DINAMO! Pas një goditje dënimi, Tafas gabon daljen dhe Hoxha me kokë shënon në portën e boshatisur. (VIDEO)

90’+2’ Kundërsulm i shpejtë i Salamit nga e djathta, i cili gjen hapësirën më pas për të gjuajtur me të djathtën por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

90’+1’ Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Rashitit.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ GOOOL KUKËSI! Pas një goditje nga këndi, është Zhongo ai i cili devijon i fundit dhe mposht Salin duke barazuar shifrat. (VIDEO)

84’ GOOOL KUKËSI! Në zhvillimin e një goditje dënimi, topi shkon te RIvas i cili me një gjuajtje të fortë mposht Salin. (VIDEO)

76’ Solodovnikov i lë vendin Hasajt në radhët e Kukësit. Te Dinamo është Denison i cili i lë vendin Karramba.

72’ Zhongo ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Kaçorrit.

70’ Salami nga krahu i djathtë hyn me shpejtësi në zonë, pasimi i tij në qendër devijohet nga Behiratçe dhe topi kontrollohet nga Sali.

67’-70’ Ndeshja ndalet për pak minuta pas një përplasje kokë më kokë mes Hoxhës dhe Kaçorrit. Të dy lojtarët janë në gjendje të vazhdojnë pasi marrin ndihmën e mjekëve.

61’ Verilindorët dy herë radhazi nuk ia dalin të përfitojnë nga një rrëmujë në zonë, me sferën që largohet me vështirësi nga prapavija dinamovite.

59’ Pas një harkimi në zonë nga një goditje këndi, Dragoshi gjuan me kokë por Sali pret në pozicion. (VIDEO)

58’ Salami hyn në zonë dhe shmang Lorran, por Smaçi i heq topin nga këmbët. (VIDEO)

50’ Alvesh me kokë tenton portën, por nuk ka forcën për të rrezikuar katërkëndorin e Salit.

46’ Nis pjesa e dytë me Mijan i cili merr vendin e Gudiabit në radhët e Dinamos. Alvesh ndërkohë merr vendin e Fejzajt në radhët e Kukësit.

45’+2’ Mbyllet me rezultatin 2-0 në favor të Dinamos pjesa e parë.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Provon edhe Lleshi nga jashtë zonës, gjuajtja e tij nuk i afrohet katërkëndorit dinamovit.

42’ Zabërgja nga e djathta merr fundoren dhe hyn në zonë, Lleshi ndërhyn në momentin e duhur dhe ndalon vrullin e sulmuesit.

38’ Solodovnikov nga e djathta hyn në zonë dhe pason në qendër, mbrojtja dinamovite largon sferën.

37’ I sapofuturi Rivas tenton të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

36’ Mota i lë vendin në fushë Rivas, pasi Nica është i pakënaqur me atë që ka shfaqur futbollisti titullar deri tani.

31’ Rashiti merr topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe gjuan nga rreth 20 metra, sfera shkon lehtësisht në duart e Salit.

27’ Prej disa minutash është Kukësi që ka kontrollin e lojës, teksa po mundohet që të shtyjë drejt sulmit për një gol që do të rihapte ndeshjen.

23’ Futbollistët e Kukësit kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Gudiabi pas një faulli ndaj Salami, por gjyqtari bën shenjë vetëm për goditje të lirë.

19’ Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë.

13′ GOOOL DINAMO 2-0! Denison përfiton nga një gabim në mbrojtje dhe godet duke çuar topin në rrjetë. (VIDEO) 

11′ GOOOL DINAMO 1-0! Denison merr bukur një top dhe pason për Lorenco Vilën, i cili me portën e bopshatisur nuk gabon. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Smaçi, Hoxha, Loran, Gudiabi, Zabërgja, Denison, L. Vila, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Dragoshi, Fejzaj, Zenunaj, Lleshi, Mateus, Salami, Solodovnikov, Rashiti.

Trajner: Stavri Nica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"