VIDEO/ Dinamo sulmon Ridvan Boden dhe Agim Zeqon: Si u falsifikua kampionati i vitit 2011

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2020 | 0:29

VIDEO/ Dinamo sulmon Ridvan Boden dhe Agim Zeqon: Si u falsifikua kampionati i vitit 2011

Klubi i Dinamos  i është rikthyer sërish historisë se 9 viteve më parë të kampionatit shqiptar. Nëpërmjet një videoje dhe një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi 18-herë kampion i Shqipërisë sulmon ish-Ministrin e Financave të kohës Ridvan Bode për ndikim të drejtëpërdrejtë në kampionat. “Blutë” nuk kursejnë as Agim Zeqon, pasi asokohe ai ishte në krye të klubit korçar.

325236_m-1-905x395

Bashkëngjitur deklaratave premtuese për të fituar titullin kampion në sezonin 2010-2011, Dinamo ka publikuar dhe pamjet e takimit me Skënderbeun në Korçë, ku vendasit përmbysën disavantazhin nga 0-1 në 3-1, gjë që si sipas Dinamos u arrit me shumë polemika.

Ja deklarata dhe videoja e plotë:

VIDEO-ja TRONDITËSE/ Si u Falsifikua Kampionati 2010-11 dhe u rrëzua Dinamo nga kreu

13 nëntor 2010. Ministri i Financave Bode, në praninë e kreut të FSHF-së, përcakton duke ulëritur në mes të stadiumit skuadrën fituese të Titullit 2010-11 (!)

Nga ky moment, Dinamo kampione në fuqi dhe kryesuese e kampionatit, jo vetëm humb ndeshjen dhe s’mund të fitojë sërish titullin, por futet në një agoni dhjetë vjeçare;

(Nga e cila po punohet të dilet nga ky sezon e në vijim, me ardhjen në drejtim të investitorit italian, për t’u rikthyer sërish në krye ku Dinamo ka vendin.)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"