VIDEO/ Devolli vë duart në kokë, lojtarëve të Drenicës iu dështon skema model në momentin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 21:44

VIDEO/ Devolli vë duart në kokë, lojtarëve të Drenicës iu dështon skema model në momentin e fundit

Bledar Devolli pësoi humbjen e parë te Drenica, nga koha kur ka marrë drejtimin e skuadrës kosovare, teksa ditën e sotme u mposht me rezultatin 1-0 nga Gjilani.

DEVOLLI SKEMA

Megjithatë përveç rezultatit të ndeshjes, vëmendjen e të gjithëve në ndeshje e tërhoqi një episod i minutës së 34’. Trajneri Devolli kishte punuar në stërvitje një skemë model me lojtarët e Drenicës nga goditja e dënimit, të cilën u përpoqën ta bënin edhe në ndeshjen e sotme.

Gjithçka shkoi shumë mirë, deri në momentin e fundit, kur lojtari që duhet ta dërgonte topin në rrjetë, u bllokua nga njëri prej lojtarëve të Gjilanit. Vetë trajneri Devolli nuk i besoi syve që skema që kishte përgatitur nuk përfundoi në rrjetë, teksa menjëherë pas rastit të humbur vendos duart në kokë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"