VIDEO/ Dermaku me shokë nuk ia dalin, Roma triumfon ndaj Parmës në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 23:05

VIDEO/ Dermaku me shokë nuk ia dalin, Roma triumfon ndaj Parmës në Kupë

Parma me Kastriot Dermakut titullar nuk ia ka dalë dot në Kupë, teksa është mposhtur në shtëpi nga Roma me rezultatin 2-0.


Roma-Pellegrini-e1579210203980

Miqtë ishin më kërkues që në fillim, teksa e kërkonin me ngul golin e avantazhit. Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta nga ekipi i Fonsekës, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pa prekura. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Lorenco Pelegrini realizoi në minutën e 49’, pas një aksioni shumë të bukur.

Pas këtij goli, Parma u duk sikur u zgjua, pasi po kërkonte golin e barazimit. Ishte përsëri Pelegrini që shënoi për Romën, teksa në minutën e 76’, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore Roma kalon në raundin tjetër të Kupës, ku do të ndeshen me Juventusin.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"