VIDEO/ Dermaku debuton si titullar në Serinë A, Parma shpartallon Xhenoan. Shqiptari largohet nga fusha i dëmtuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:59

VIDEO/ Dermaku debuton si titullar në Serinë A, Parma shpartallon Xhenoan. Shqiptari largohet nga fusha i dëmtuar…

Debutim tepër pozitiv për mbrojtësin e Kombëtares, Kastriot Dermaku në Serinë A. 27-vjeçari u aktivizua si titullar në triumfin 5-1 që skuadra e Parmës arriti ndaj Xhenoas në shtëpi.

Dermaku-Pandev

Një paraqitje mjaft e mirë e shqiptarit, i cili duket se ka fituar besimin e trajnerit. Në minutën e 38-të, ishte Kuçka që zhbllokoi sfidën, ndërkohë që më pas sulmuesi Kornelius dhuroi spektakël duke shënuar plot 3 gola, 2 në minutat 42 dhe 45+1 të pjesës së parë dhe një tjetër në minutën e 50-të.

Parma

Pianamonti shënoi golin e nderit për Xhenoan në minutën e 52-të, ndërkohë që Kulusevski vulosi shifrat në 5-1 në minutën e 79-të.

Në minutën e 75-të, Dermaku la fushën i dëmtuar, duke u zëvendësuar nga Pecela. Një dëmtim që ia ka prishur disi festën e debutimit shqiptarit.

Me fitoren e sotme Parma u ngjit në kuotën e 12 pikëve në 8 ndeshje duke mbajtur vendin e 8-të, ndërkohë që Xhenoa mban vendin e parafundit me vetëm 5 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"