VIDEO/ Dalipi debuton me fitoren, Korabi përmbys Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 0:41

VIDEO/ Dalipi debuton me fitoren, Korabi përmbys Dinamon

Korabi i Klevis Dalipi ka mposhtur Dinamon me rezultatin 1-2 në sfidën emocionuese të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë së Parë, Grupi A.

dinamo korabi

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kryeqytetasit gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të italianit Pontreli në minutën e 58-të, ndërkohë që miqtë nga Peshkopia, nuk u dorëzuan, teksa përmbysën rezultatin në minutat 64 dhe 80 me anë të Skukës dhe Kovaçit.

 

bandicam 2020-02-09 15-14-34-680

Dinamovitët tentuan të barazonin shifrat në minutat e fundit, por goli i Kolgegës u anulua nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje. Me këtë disfatë vështirësohet situata në kampin dinamovit.

FT: DINAMO-KORABI 1-2

Pontreli 58′ / Skuka 64′, Kovaçi 80′  

GOLAT: 

80′ GOOOOL KORABI 1-2/ Përmbyset sfida, Elvis Kovaçi gjen rrugën e rrjetës, duke kaluar në avantazh dibranët. Pas asistit të Skukës, futbollisti Kovaçi nuk fal me portën e boshatisur. 

64′ GOOOOL KORABI 1-1/ Barazohen shifrat. Sulmuesi Skuka futet bukur brenda zonës, gjuan lehtë me të majtën, dhe e dërgon topin në cepin e portës të mbrojtur nga portieri Kuka. 

58′ GOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet sfida. Pontreli kalon në avantazh skuadrën kryeqytetase. Pas një kombinimi fantastik me Spahiun, sulmuesi italian godet bukur me të djathtën nga jashtë zonës, duke mposhtur portieri Biraj. 

Formacionet zyrtare:

Dinamo

bandicam 2020-02-09 13-59-55-399

Korabi

bandicam 2020-02-09 14-00-22-024

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"