VIDEO/ Barcelona konfirmon zyrtarisht transferimin e brazilianit Malkom

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 18:58

VIDEO/ Barcelona konfirmon zyrtarisht transferimin e brazilianit Malkom

Ashtu siç edhe u përfol “rrëmbimi” i Malkomit nga Barcelona përfundoi me sukses. Lojtari ishte nisur dje për të shkuar në Romë dhe për të firmosur kontratën me klubin italian por kërkesa e katalanasve duket se e ka joshur.

malkom 123

Bëhet fjalë për një transferim prej 50 milionë eurosh dhe Barcelona ka gati një kontratë 5-vjeçare me një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh. Kështu Malkom bëhet përforcimi i dytë i Barcelonës pas nënshkrimin me Klement Lenglet nga Sevija.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"