VIDEO/ Asist fantastik, sulmuesi shqiptar shtang kampionët e PSG-së në ndeshjen e fundit të Mesit dhe Ramosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 22:30

VIDEO/ Asist fantastik, sulmuesi shqiptar shtang kampionët e PSG-së në ndeshjen e fundit të Mesit dhe Ramosit

Shqiptari i Kosovës, Elbasan Rashani, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme në duelin ndaj PSG-së duke dhuruar një asist mjaft të bukur në minutën e 63-të, duke shtangur kampionët e Ligës 1, në ndeshjen e fundit të Leo Mesit dhe Serxho Ramosit me fanellën e skuadrës franceze. 

Rashani

Skuadra e Galtier arriti të shënonte dy gola në minutat 16 dhe 21 me Serxho Ramos dhe Mbape, ndërkohë që Klermonti i Elbasan Rashanit, iu kundërpërgjigj me 3 gola, duke përmbysur rezultatin. Gastien në minutën e 24, Zefane në minutën 45+1 dhe Kjei në minutën e 63-të shënuan në portën e Donarumës. Për më tepër shikon asistin e dhuruar nga Elbasan Rashani në minutën e 63-të:  

 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"