VIDEO/ As triumfi dramatik nuk e emocionoi, futbollisti i Bajernit injoron festën e titullit kampion. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 22:33

VIDEO/ As triumfi dramatik nuk e emocionoi, futbollisti i Bajernit injoron festën e titullit kampion. Ja arsyeja

As titulli kampion i fituar në mënyrë dramatike, duket se nuk e ka emocionuar futbollistin e Bajernit, Leon Gorecka, që ka “injoruar” festën menjëherë pas përfundimit të duelit mes Dortmundit dhe Mainzit.

GORECKA

Mesfushori duket se është larguar nga shokët e tij që ishin mbledhur grumbull për të festuar, dhe nuk dukej shumë i lumtur pas ndeshjes.  

Tuhel e aktivizoi Gorckën në fushë në minutën e 71-të por pas 14 minutash e ktheu sërish në stol, duke aktivizuar futbollistin Tel. Duket se Gorecka ka mbetur i ofenduar nga kjo zgjedhje e trajnerit, ndaj është shfaqur i mërzitur edhe pse skuadra e tij arriti të shpallej kampion.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"