Vetëm 2 gola larg rekordit, Sokol Cikalleshi: Luajtëm në nivelin që kërkonin të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2023 | 20:50

Vetëm 2 gola larg rekordit, Sokol Cikalleshi: Luajtëm në nivelin që kërkonin të gjithë

Sokol Cikalleshi po kalon momentin më të mirë të karrierës në Superligën turke. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, po tregohet javë pas jave vendimtar me fanellën e Koniaspor dhe është bërë protagonisti kryesor i këtij klubi që këtë sezon nuk e nisi mire dhe për momentin lufton për t’u larguar sa më shumë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

cikalleshi

Ai shënoi dy herë me penallti në ndeshjen ndaj Kaizerispor duke i dhënë suksesin 2-0 skuadrës së tij, për të çuar në 8 numrin e golave të tij në këtë sezon në Superligë, vetëm 2 më pak se sa rekordi personal që ka vendosur në sezonin 2021-2022, po me fanellën e këtij klubi, por në 34 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi shqiptar ishte euforik pas fitores, pasi u shpreh për mediat turke se më në fund Koniaspori po tregonte se sa vlente.

“Ne nuk u paraqitëm mirë në dy ndeshjet e fundit. kërkonim 3 pikë në Samsun, por u kthyem në Konia me vetëm një të tillë. Ne tani arritëm një sukses të rëndësishëm para dy ndeshjeve të radhës ndaj Gallatasarajt dhe Fenerbahçes.

Unë mund të them se ky është Koniaspor i vërtetë. Ishte një nga ato ndeshjet ku ne luajtëm në nivelin që kërkonin të gjithë. Energjia jonë në fushë ishte superiore”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"