Vërtetoi që kishte “mish shqiptari”, mesfushori kuqezi i çudit të gjithë në Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 22:11

Vërtetoi që kishte “mish shqiptari”, mesfushori kuqezi i çudit të gjithë në Zvicër

 Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare. Amir Abrashi është rikthyer në fushë me Grasshoperin dhe do të jetë kështu në dispozicion të trajnerit Reja për dy ndeshjet e tetorit që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Polonisë dhe Hungarisë.

abrashi

Mesfushori kuqezi u dëmtua në sfidën ndaj Hungarisë teksa pritej një muaj jashtë fushe. Por Abrashi i ka surprizuar të gjithë duke i rikthyer në fushën e blertë më herët.

Një lajm i mirë ky për Shqipërinë dhe për Rejan, që gjen një nga më të besuarit e tij për dy sfidat e tetorit.

Abrashi vërtetoi dhe fjalët e trajnerit të Grasshoperit, Xhiorxhio Kontini i cili pak kohë më parë shprehej se “Abrashi ka mish shqiptar, ai shërohet më shpejt”.

LEXO EDHE

Trajneri i Grasshopers me koment epik për Abrashin: Shërohet më shpejt se ka mish shqiptar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"