Vershtapen sulmon Ferrarin: Dështuan sepse ndaluan hilet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 15:06

Vershtapen sulmon Ferrarin: Dështuan sepse ndaluan hilet

Ndërkohë që Luis Hamilton feston te titullin e gjashtë kampion në Formulën 1, në bokset e cirkuitit të Austinit shpërthyen polemika të mëdha. Këto, jo për triumfin e britanikut, por ndaj Ferrarit. Maks Vershtapen, teksa po intervistohej për një televizion holandez, lëshoi disa akuza shumë të forta në drejtim të skuadrës nga Maranelo.

Vershtapen

 

“Paraqitjet zhgënjyese të makinave Ferrari në Teksas? Kështu ndodh kur ndalon së bëri me hile”, ishte shprehur piloti i Red Bullit, duke shtuar më pas:

“Tashmë makina e tyre është kontrolluar me më tepër vëmendje në disa aspekte dhe duhet të vazhdohet të mbahet situata nën monitorim”, deklaroi Vershtapen, duke iu referuar një udhëzuesi teknik që FIA u kishte dërguar të gjitha skuderive para provave kualifikuese për Çmimin e Madh të SHBA-së, ku sqarohej një situatë që kishte të bënte me shpërndarjen e karburantit në motor.

Max-Verstappen-F1-2021-car-design-1198375

Akuza e Vershtapenit, e cila nuk është e vetmja (gjatë sezonit e kanë ngritur zërin edhe eksponentë të tjerë të skuadrës Red Bull) ka të bëjë me faktin që Ferrari ka shfrytëzuar për një kohë të gjatë një paqartësi të rregullores, për të rritur perfomancën e motorit “power unit”, duke siguruar një avantazh që i kishte dhënë triumfin në “pole position” radhazi. Një seri dominimi e ndërprerë pikërisht në Austin, menjëherë pasi FIA shpërndau direktivat e reja.

Matia Binoto

E menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e Matia Binotos. Shefi i Ferrarit iu përgjigj kështu akuzave të pilotit holandez: “Kam lexuar shumë gjëra gjatë javës së kaluar, madje edhe pas garës. I shikoj vërtet pa vend këto deklarata. Janë tërësisht të gabuara dhe nuk i bëjnë mirë këtij sporti”, tha italiani.

Më pas për direktivat e reja të FIA-s ai deklaron: “Është diçka pozitive që kemi një sqarim, por nuk e kemi lexuar të gjithin në brendësi. Kjo gjë nuk ka pasur asnjë impakt në garën tonë. Në të shkuarën kanë qenë skuadra të tjera ato që kanë pasur avantazhe teknike, por askush nuk e ka drejtuar gishtin ndaj tyre. Nëse kemi një avantazh në motorin tonë, do të thotë që kemi punuar shumë. Do të ishte më korrekte nëse dikush do të ishte rezervuar në komente”, përfundoi Binoto.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"