Verner e pranon: Kisha dyshime të transferohesha tek Çelsi pas asaj humbjeje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 14:57

Verner e pranon: Kisha dyshime të transferohesha tek Çelsi pas asaj humbjeje

Timo Verner e ka pranuar se kishte dyshime për tu transferuar tek Çelsi pas humbjes që londinezët pësuan në shtëpi 3-0 nga Bajern Mynihu në Champions. Çelsi siguroi shërbimet e sulmuesit gjerman nga Lajpcigu për 54 milionë euro.

Verner

Verner zbuloi gjithçka për gazetarin e “Bild”, Kristian Falk. Kur u pyet nga gazetari nëse e kishte vënë në dyshim transferimin tek Çelsi pas asaj humbjeje nga Bajerni, Verner u përgjigj: “Do gënjeja nëse do thoja që nuk ishte ashtu”. Më pas sulmuesi gjerman vazhdoi më tej. “Humbja 3-0 në shtëpi e Çelsit nga Bajerni, nuk ishte në favorin tim për tu transferuar tek Çelsi. Kisha dyshime të transferohesha pas asaj humbjeje. Me Lajpcigun ne luanim shumë mirë kundër Bajernit.

Duke i treguar Çelsit pikat e dobëta, klubi ka mundësi të punojë që të përmirësohet për edicionin e ardhshëm të Championsit”, përfundoi Verner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"