Ventura thyen “bllokun Juventus”, i barazon me interistët në listën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2017 | 18:47

Ventura thyen “bllokun Juventus”, i barazon me interistët në listën e Italisë

Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, ka publikuar sot një listë me 25 emra për ndeshjen eliminatore të Botërorit 2018 kundër Shqipërisë si dhe miqësoren kundër Holandës. Ajo që binte në sy ishte prania e katër debutuesve në përzgjedhjen e të kaltërve si dhe fakti që “blloku Juventus” tani është shpërbërë dhe bardhezinjtë kanë po aq emra në kombëtare sa Interi.

ventura

Portieri Aleks Meret i SPAL të Serisë B, mbrojtësit Danilo D’ Ambrosio i Interit dhe Davide Spinacola i Atalantës si dhe mesfushori Simone Verdi i Bolonjës kanë fituar një ftesë për herë të parë në grumbullimet e kombëtares ku sigurisht, ashtu siç pritej, do të mungojë Mario Baloteli.

Juventusi vazhdon të jetë ndër skuadrat me më shumë përfaqësues në radhët e kombëtares italiane, por këtë radhë ka po aq futbollistë në grumbullim sa Interi, i cili ka kontribuar më pak për të kaltrit në vitet e fundit.

itali shqiperi

Lista

Portierë: Xhanluixhi Bufon (Juventus), Xhanluixhi Donaruma (Milan), Aleks Meret (SPAL);

Mbrojtës: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzalji (Juventus), Leonardo Bonuçi (Juventus), Mateo Darmian (Mançester Junajtid), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matia De Ssiljo (Milan), Alesio Romanjoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinacola (Atalanta), Davide Zapakosta (Torino);

Mesfushorë: Daniele De Rosi (Roma), Roberto Galjardini (Inter), Marko Parolo (Lacio), Marko Verrati (PSG), Federiko Bernardeski (Fiorentina), Antonio Kandreva (Inter), Lorenco Insinje (Napoli), Nikola Sansone (Vijareal), Matteo Politano (Sasuolo), Simone Verdi (Bolonja);

Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Eder Martins (Inter), Manolo Gabiadini (Sauthempton), Çiro Imobile (Lacio).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"