UEFA/ Më shumë euro në arkën e Partizanit, ja sa përfiton Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 21:50

UEFA/ Më shumë euro në arkën e Partizanit, ja sa përfiton Kukësi

Pas përfundimit të fazës së “play-off”-it dhe hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, UEFA ka publikuar sot vendimet se sa përfitojnë klubet pjesëmarrëse.

14034814_542666059261128_4948702251811233612_nBazuar në sistemin e ri të shpërndarjes së të ardhurave, Partizani pritet të përfitojë nga UEFA rreth 740 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë dhe të tretë në Champions League, dhe po t’i shtojnë kësaj shume edhe 245 mijë euro të përfituara nga faza e “play-off”-it në Ligën e Europës, shuma në total shkon 985 mijë euro.

Por përfitimet e Partizanit nga UEFA nuk mbarojnë me kaq. Klubi pritet të marrë edhe 215 mijë euro nga takimi i parë që zhvilloi me Slovan Bratislavën në “Elbasan Arena” dhe shtyrjen e ndeshjes së kthimit.

Kjo erdhi pas pezullimit të klubit të Skënderbeut nga UEFA në kupat e Europës, duke mundësuar kalimin e Partizanit në fazën paraeliminatore të Champions-it.

Por për të marrë këtë shumë të kuqtë presin një vendim të veçantë dhe nëse gjithçka shkon në favor të tyre, atëherë klubi pritet të përfitojë rreth 1.2 milionë euro.

Sipas përllogaritjeve në bazë të rregullave të mëparshme, Partizani mund të përfitonte rreth 910 euro me paraqitjen e tij në Kupat e Europës, Champions dhe Liga e Europës. Nëse do të siguronin fazën e grupeve, të kuqtë do të përfitonin edhe 3.2 milionë euro shtesë.

Futbollistet e Kukesit duke ngritur trofeun ne fushe

Futbollistet e Kukesit duke ngritur trofeun ne fushe

Nga shpërblimet e UEFA-s përfiton edhe Kukësi. Pjesëmarrja e verilindorëve në Ligën e Europës i mundëson atyre përfitime deri në 440 mijë euro – 215 mijë nga kualifikimi në fazën e parë dhe 225 mijë pas eliminimit në raundin e dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"