Dede pret fitore për tifozët e Elbasanit: Kur ti emocionon me mijëra zemra dhe sy do të thotë që po bën një punë të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 13:53

Dede pret fitore për tifozët e Elbasanit: Kur ti emocionon me mijëra zemra dhe sy do të thotë që po bën një punë të mirë

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i Elbasanit, Nevil Dede vlerësoi Tomorin, duke theksuar se nga verdheblutë nuk ka asnjë nënvlerësim. “Fakti që janë në vend të fundit nuk do të thotë se s’kanë futbollistë me talent dhe që mundohen të japin maksimumin në çdo ndeshje. Për këtë arsye, edhe vlerësimi ynë është maksimal. Mbi të gjitha duhet të respektojmë veten dhe kundërshtarët që kemi përballë”, u shpreh fillimisht trajneri Dede.

dede feston me ekipi ngjitjen

Më tej, tekniku i skuadrës elbasanase i gëzohet faktit që do të rikthehen tifozët. “Futbolli është një sport që i jep një ndjesi tifozëve dhe qytetit, sidomos në Elbasan ku mungesa e tyre në shkallët e stadiumit ka qenë vështirësi për ne për të karikuar më shumë lojtarët. Nga krahu tjetër, edhe skuadra i ka munguar qytetit. Tifozët janë një “armë” shumë e fortë e klubit tonë dhe janë faktori kryesor që investohet në futboll. Pa njerëz, për mua futbolli është i pavlerë, sepse kur t’i komunikon dëgjon vetëm zërin tënd. Ndërsa kur t’i emocionon me mijëra zemra dhe sy do të thotë që ti po bën një punë të mirë dhe ata njerëz meritojnë që ne t’i kënaqim”, vijoi më tej Nevil Dede.

TITULLI- Në fund, trajneri kryeqytetas pohon se nuk mendojnë aspak për finalen me Bylisin apo nëse kundërshtari do të ndalet, duke qenë të përqendruar vetëm te beratasit. “Ekipi ynë mundohet çdo ditë në stërvitje të japë më të mirën dhe në çdo ndeshje të bëjë maksimumin. Për këtë arsye, kërkojmë gjithnjë më të mirën nga lojtarët dhe kështu synohet maksimumi i pikëve në çdo përballje. Sa i përket llogarive, ne edhe sikur të ishim matematikisht kampionë do të silleshim po njësoj. Është filozofi e klubit dhe punës sonë në grup.

Duhet mbi të gjitha që ne të respektojmë kundërshtarin e radhës, Tomorin, dhe pasi të mbarojmë këtë ndeshje të shohim. Do nisim të përgatitemi edhe për përballjen e fundit, por në këto momente nuk është korrekte që unë të them gjëra për ndeshjen e fundit pa kaluar këtë. Unë pretendoj gjithnjë nga lojtarët, që ashtu si japin më të mirën në stërvitje, ta bëjnë edhe në ndeshje deri ditën e fundit. Është edhe forcë karakteri, që duhet ta tregojë skuadra. Deri në këtë moment e kemi treguar, por duam ta mbyllim deri në fund. Janë edhe dy ndeshje, shumë delikate”, mbylli prononcimin e tij për gazetën trajneri i Elbasanit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"