Udhëhoqi Tiranën në revanshin historik ndaj Partizanit, Muça rrëfen bisedën me Bathën para fitores: Ja çfarë folëm, trajneri i ri duhet të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 21:58

Udhëhoqi Tiranën në revanshin historik ndaj Partizanit, Muça rrëfen bisedën me Bathën para fitores: Ja çfarë folëm, trajneri i ri duhet të jetë…

Gentian Muça, i cili sot mbajti shiritin e kapitenit të Tiranës, thekson pas triumfit ndaj Partizanit në ‘’Air Albania’’ 2-1 se Egbo nuk dëshiron të jetë trajner i parë i 24-herë kampionëve.

gentian muca

Pas përfundimit të derbit nr.155, Muça rrëfen dhe bisedën me shokun e skuadrës Idriz Batha, i cili ka mbajtur në të kaluarën fanelën e Partizanit. Sipas Muçës, trajneri i ri duhet ta njohë mirë ambjentin bardheblu.

‘’S’ka rëndësi shiriti. Ka rëndësi që pas 5 vitesh arritëm. Vuajtëm shumë në dy ndeshjet e fundit. Sot arritëm t’ia kthenim reston.

Përdorëm një taktikë ndryshe nga të tjera, përdorëm taktikën e zemrës. Ndoshta dhe mungesa e përqëndrimit ka ndikuar bashkë me gabimet tona kanë ndikuar në këto rezultate.

Para disa ditësh bëra një diskutim me Bathën: ‘’E mban kur ju rrahëm?!’’ Po në atë ndeshje ai nuk ka qenë. Pavarësisht se Batha humbi derbin e parë, u mësua të fitojë si bardheblu. Uroj që ky të mos jetë goli i parë.

Po përgjigjem me fjalët e Egobsë që nuk dëshiron të jetë trajneri i parë. Është mësuar të stërvisë portierët. Besoj në janar është koha e duhur për të vendosur trajnerin e ri. Koha nuk na premton shumë. Nuk kemi nevojë për shumë ndryshime.

Duhet një person që e njeh këtë ambjent. Edhe ju dukeni më të qeshur kur fiton Tirana’’, përfundon Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"